“Kulla e Inglizit, bastisje barbaresh, harrim pushtetesh. S’falet indiferenca e 28 pronarëve! Gati projekt-restaurimi”. Ky ka qenë postimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro nga Shkodra, shqoërua me imazhet e Kullës së Inglizit dhe të vetë asaj aty. Po prej andej ajo ka lajmëruar se Kafes së madhe në Shkodër së shpejti, do t’i rikthehet sharmi.
Pak kohë më parë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë e pat denoncuar gjendjen e kullës së Inglizit në Shkodër. Kulla u ndërtua rreth çerekut të fundit të shekullit të 19-të me fondet e nënshtetasit anglez Lord Paget që kishte ardhur në Shkodër me mision politik e fetar. Ai e ndërtoi kullën në mënyrë të tillë që kryente funksionin si banesë dhe seli për misionin e tij në Shqipëri. Ndërsa sallonin e madh e ndërtoi me dekoracionet të stilit oriental, Lord Paget ndërroi një faltore sipas modelit të kishës protestante. Kulla e sahatit do të shërbente edhe për rënien e kambanës në orarin e liturgjisë. Ajo ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës, përballë hotel Rozafës. Kjo ndërtesë, me pamjen e një këshjelle, njihet nga populli i Shkodrës si “Sahati i Inglizit”. Kulla e sahatit, siç emërtohet ndryshe, së bashku me shtëpinë ngjitur i takon periudhës së aristokracisë mesjetare dhe është ndërtuar me fondet e lordit anglez Paget, i ardhur në qytetin e Shkodrës rreth çerekut të fundit të shekullit 19. “Sahati i Inglizit”, i parë që prej së largu, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e çdo vizitori që ka ardhur në këtë qytet, duke ngjallur dëshirën dhe kureshtjen e tyre për njohjen e historikut të kësaj ndërtese të bukur, antike, tipike të kohës së feudalizmit. Kureshtja e tyre fillonte që me emërtimin e saj dhe deri me ardhjen dhe të interesave të lordit anglez në Shkodër dhe pse e kishte ndërtuar në formë të tillë.