Mediat ndërkombëtare: Rama thotë se zgjedhja e Trump është kërcënim

“Abc News”, “Asociated Press”, “Daily Mail”, “Cnsnews”, “Yahoo news” dhe një sërë mediash të tjera të mëdha e të vogla kanë publikuar një artikull që New York Times i ka kushtuar  deklaratave të bëra nga kryeministri shqiptar Edi Rama, dje në emisionin “Zona B” të gazetarit  Baton Haxhiu, në Klan Kosova. Rama u shpreh në emision  se zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pra nëse  ai zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara, do të ishte rrezik për Shqipërinë dhe marrëdhëniet SHBA – Shqipëri. Gazeta e njohur amerikane shënon se këto komente bëhen një javë para vizitës që Rama do të bëjë në Uashington.

Donald Trump është një kërcënim për Amërikën, dhe padyshim, një kërcënim për marrëdhëniet Shqipëri – SHBA”, citon NY Times kryeministrin Rama.

Gazeta vë në dukje se kryeministri i Shqipërisë u shpreh që nuk po u referohej Republikanëve, por “një karakteri që ka ngjallur shqetësim, tek disa republikanë, aq sa ata tani duan të votojnë për Hillary Clinton”.

NY Times shkruan se gjatë vizitës në Uashington, Rama do të takohet me Presidentin Obama dhe Zv.Presidentin Joe Biden.

NY Times per Ramen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *