Sekreti i errët i Perusë, si u sterilizuan 300 mijë peruanë indigjenë

Gra me këmbë të lyera me të kuqe kanë protestuar me një grup të madh këtë javë në Lima për të tërhequr vëmendjen ndaj sterilizimit me forcë të të paktën 300 mijë peruanëve në vitet 1990.
Abuzimet e bëra nga ish-presidenti Alberto Fujimori, risillen në vëmendje tani që e bija Keiko po drejton fushatën për zgjedhjet presidenciale të së dielës shkruan The Guardian.
Sipas hetimeve shumica e 300 mijë grave dhe 16 mijë burrave që u sterilizuan pa dijeninë e tyre në spitale ndërsa kërkonin ndihmë mjekësore kanë qenë indigjenë.
Vetë ish-presidenti është dënuar me 25 vite burg, ndërsa e bija Keiko është përpjekur të diatancohet nga aktet e tij. “Fujimori” kurrë më shkruhet në pankarta, ndërsa peruanët thonë se fujimorizmi ka qenë mafia më e keqe në Peru. Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *