Kur pozonte e jashtëzakonshmja, Frida Kahlo!

frida asNjë fotoreporter kolumbian lindur në Arakataka ka mundur të fotografojë një piktore të jashtëzakonshme, plot talent dhe histori personale të veçantë. Përmes objektivit të tij zbulohet një Meksikë plot mundime dhe shpresë.

Në Bolonja më 14 janar në “Ono arte contemporanea” çelet ekspozita “Frida Kahlo”, me fotografi të Leo Matiz të realizuara në lagjene e lindjes së Fridës në Mexico City. Ekspozita përmban 35 portrete të piktores së njohur, e gjithashtu disa skica të Vanna Vincit, që po përgatit një biografi që botohet në vjeshtë të këtij viti.

Frida Kahlo ka lindur në vitin 1907 dhe ka vdekur në vitin 1954. E martuar me piktorin e njohur Diego Riviera, ajo njihet më së shumti për pikturat që shfaqin autoportrete të artistes.

Jeta e saj e palumtur tregohet në veprat që la pas dhe në rrëfimet e saja.

Historia e dashurisë me të shoqin dhe problemet mes tyre, kanë shënuar ulje ngritje të panumërta në gjendjen e saj psikologjike.

frida

fridaas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *