Andej të mos vish

Poezi nga Ilirian Zhupa

Ti je fati im që humb, fati im që humb nëpër udhë,

që humb nëpër udhë – dashuri,

përzënë nga dimrat dhe verat, nga dimri dhe verërat e erërat,

dhe verërat e erërat me shi.

Pas teje unë ngelem si guacka, unë ngelem si guacka në breg,

si guacka në breg që trishton,

jo heshtja, po malli për ty, po malli për ty fishkëllen,

për ty fishkëllen deri vonë.

– Mos ik! – të thërras me gjithë zë, të thërras me gjithë zë marrëzisht,

me gjithë zë mazërisht – mardhmërisht,

dhe trupin mes rrugëve e lë, mes rrugëve e lë pa mëshirë,

e lë pa mëshirë e të brishtë.

Ku humb as vetë nuk e di, as vetë nuk e di ku firoj,

nuk di ku firoj e ç’kërkoj,

me mend paskam ardhur te ti, paskam ardhur te ti që të vdes,

te ti që të vdes e të rroj.

Në kthefsh ndonjë ditë për shpirt, ndonjë ditë për shpirt e për be,

për shpirt e për be e për fe,

të lutem, nga ike mos vish, nga ike mos vish, se gërmadhë,

gërmadhë dhe pyll është atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *