FOTO/ Pamje magjike! 20 vendet që do t’iu ndryshojnë mendimin për Shqipërinë

Peizashe plot ngjyra, liqene, male të larta, lumenjë dhe lugina. Bukuri natyrore që ndërthuren me pasuri kulturore e historike, të tarshëguara nga stërgjyshërit. Të gjitha këtyre u shtohet edhe mikëpritja shqiptare, që do të ndjekë udhëtimin tuaj në Shqipëri. A jeni gati? Kështu shkruan blogu begaa, i cili kërkon të promovojë bukuritë e Shqipërisë.
1-Ju nuk e dinit se ka kanione dhe ujëvara? Epo një lajm i mirë, Shqipëria i ka dhe janë Kanionet e Valbonës, të Skraparit dhe vende të tjera në jug si në Zagori apo Kurvelesh ende të paeksploruara nga turistët.

Valbona Canyon
2- Ç’mendim keni për plazhet? Drejtojuni jugut dhe ujërat kristal të brigjeve joniane në Gjirin e Gramës nuk do ju zhgënjejnë.

Gjiri i Gramës
3- Mirësevini në Theth! Porta e alpeve shqiptare, ujëvara dhe kanione. Thjesht një vend magjepsës për eksploruesit e natyrës.

Stone Towers of Thethi
4- A ju pëlqen të udhëtoni në këmbë? Jeni në vendin e duhur. Ka një prekje melankolike sa herë kalon një ose dy net pranë Liqenit të Ohrit. I frymëzuar nga këto ujëra ishte edhe poeti Lasgush Poradeci.

Lake of Ohrid, Pogradec
5-Pamje magjepsëse të detit gjenden edhe në parkun kombëtar të Sazanit dhe në Karaburun.

Karaburun Peninsula
6- Një tjetër vend unik në Theth është Ujvara e Grunasit. Aq e rrallë sa është konsideruar si monument natyre.

Wasserfall of Grunas, Theth
7- Koha për histori. Apollonia, rrënojat e qytetit antik të Ilirisë. U themelua në vitin 588 para Krishtit nga kolonët grekë nga Korfuzi dhe Korinthi, në një vend ku më herët ishin ilirët.

Apollonia
8- Plazhi i Ksamilit – Një vend i izoluar për shumë turistë vendas dhe të huaj.

Ksamil Beach
9- Dhe shumë lugina të tjera.

Valbona
10- Dea – perëndesha e Butrintit, u zbulua nga arkeologu Italian Ugolini në vitin 1928. “The Guardian” se fundmi e ka listuar parkun kombëtar të Butrintit, si një nga 10 parqet më të mira në Evropë.

Dea
11- Kruja, kryeqyteti i parë i Shqipërisë së sotme në Mesjetë. Është identifikuar me Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun.

Kruja
12- Mrizi i Zanave –i njohur për kënaqësitë që të jep kuzhina dhe agritourizmi në veri të Shqipërisë. Një vend i bukur për t’u vizituar.

Fishtë
13- Më shumë shkëmbinjë bregdetarë

The Pirates' Cave
14- Shumë diell dhe keni në nevojë për ajër të pastër? Merrni motorin e ujit dhe dhe shkoni në drejtim të Shpellës së Piratëve. Më pas, një ndalesë në disa nga ato plazhet e fshehura aty nuk është një ide e keqe.

The Pirates' Cave
15- Nëse do të dilja në pension dhe do të duhej të jetoja diku në Shqipëri, unë do të zgjidhja të jetoja në Dardhë.

Dardha Village
16- Në shekullin e 15-të nuk ka pasur smartphones. Gjatë luftës së Skënderbeut kundër osmanëve, Kalaja e Petrelës, e cila ishte nën kontrollin e motrës së Skenderbeut -Mamicës, sinjalizohej kalaja e Krujës për ardhjen e trupave osmane duke përdorur mjetet e zjarrit. Në ditët e sotme, aty është një bar- restorant.

Fortress of Petrela, Tirana
17-Berati është i njohur si qyteti i dy mijë shkallëve apo një mbi një dritareve, një kështjellë në majë, muze mesjetar dhe një lumë i bukur. Duhet ta vizitoni këtë vlerë të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

Berat
18- Syri i Kaltër është një nga fenomenet më të bukura natyrore në Shqipëri. Uji kristal i pastër në sipërfaqe dhe një thellësi prej më shumë se 50 metrash në një gropë karstike krijon imazhin e një syri blu dhe është e rrethuar nga pemë të mëdha që sjellin gjelbërim.

Blue Eye Saranda
19- Nuk mund të harroj as kanionet e Osumit, ku bëhet rafting dhe ka një peizazh spektakolar.

Canyons Skrapar
20- E fundit, por padyshim jo më pak e rëndësishmja është ndalesa për një pamje hyjnore dhe një ndjenjë të thellë lirie! Llogaraja!

IMG_3647

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *