Dhimbja e Petro Koçit: Donaldin e takova në 4 prill. Floriani, djali i mikut tim

Dhimbje e madhe pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e djeshme, i cili u mori jetën dy pilotëve të FA. Një humbje jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për të gjithë ata që kanë mundur t’i njohin nga afër, por dhe gjithë shqiptarët. Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka shprehur në Facebook dhimbjen e tij, por edhe takimin e fundit dhe njohjen me viktimat.

Donaldin e takuam në 4 prill në Sheshin Nënë Tereza. Një djalë i bukur, shtatdrejtë, i buzëqeshur, i qartë në shpjegimet e tij, ushtarak modern. Ndërsa mbëmë na u desh të takonim prindërit e tij në Kuçovë…për t’i përqafuar me dhimbje, për t’i ngushelluar.

Ndërsa Floriani është djali i mikut tim Jahe nga Kalaja e Dodës, ku kam punuar ne vitet 80. Vetëm mbrëmë e mora vesh këtë, sepse në atë kohë familja përdorte mbiemrin Selmani.
Dhimbjen e shton fakti që Floriani la pas tri vajza të mitura….
Jam i sigurt që edhe çdo shqiptar që nuk i ka njohur dëshmoret apo familjet e tyre ngushellon me pershpirtje te ndjere”, shkruan Koçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *