“Kalaja e Ali Pashës për Kokëdhimën”, Kumbaro: Nuk merrem me telenovela

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka qenë në emisionin Top Show ku ka folur për dhënien me qira të monumenteve të kulturës. E pyetur nga Arben Skënderi përfaqësues i PD-së dhe Gjergj Bojaxhi drejtues i Forumit të Trashegimise për shqetësimim e banorëve të Himarës se kalanë e Porto Palermos do ta marrë deputeti Koço Kokëdhima ajo tha: “Refuzoj të pranoj këtë nivel bisede dhe refuzoj të merrem me telenovela”.
Ndërkaq, Bojaxhi ironizoi se meqë Kokëdhima eshtë shpallur Pasha i Jugut i duhej një kala.
Sipas Kumbaros, Kalaja e Ali Pashes nuk kishte zonë mbrojtje deri para dy vitesh.
Ndërkohë që Bojaxhiu foli per disa pika të udhëzimit të MK-së dhe foli për dhënie me qira të kalasë së Ali Pashës në Porto Palermo, Kumbaro kundërshtoi. Një tjetër pike për të cilën po debatohet është termi koncesion.
Sa i takon transparences, Bojaxhiu pyeti pse u bë publik udhëzimi 6 muaj me vonesë, por Kumbaro nuk dha përgjigje.
E pyetur se cilët janë partneret publikë, Kumbaro tha se është Banka Botërore. Ndërkohë ajo iu drejtua Skenderit kur nderhynte me fjalet: Mos beni zhurmuesit.
Ne fund, Bojaxhi tha se cilido avokat që mund të pyetet mund të gjejë hapesira në udhezim ku mund të abuzohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *