Kur flitet për kulturën shqiptare ka personalitete që ndjeshëmërinë e kanë të lartë. Dhe kur bëhet fjalë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kultura luan një rol të veçantë sesi ne do të prezantohemi në shoqërinë perëndimore pjesë e së cilës duam të jemi.
Gazetari Mustafa Nano dhe poeti Primo Shllaku u ndalën gjatë tek kultura shqiptare dhe rolin që ka ajo për integrimin në BE.
“Ne pa rregulluar punët e shtëpisë nuk mund të rrezatojmë në Europë. Nëse ne futemi të çarmatosur mund të vdesim para atyre me armë”, tha Shllaku duke e cilësuar një sfidë të madhe, por të lënë pas dore.
Gazetari Mustafa Nano në bisedën me Shllakun në Zululand u ndal edhe tek antologjia e letërsisë shqiptare. Shllaku e përcaktoi Ismail Kadarenë si një shkrimtar i realizimit socialist dhe nga Nano kjo nuk u prit mirë. Por Shllaku dha arsyet se pse Kadare ishte i tillë, duke mos përfshirë në këtë lloj letërsie Lasgush Poradacin.
Por a mund të shkruash poezi të mirë pa e ndjerë?! Për Nanon kjo është e mundur , ndërsa për Shllakun në mënyrë kategorike nuk mund të ndodhë.
“Është një rrëfim i thellë, intim, sakrifikon edhe vetë autorin”, u shpreh Shllaku në Zululand./ Përgatiti: Fernada Cenko
– See more at: http://www.tematv.al/2016/04/05/zululand-shllaku-dhe-nano-n%C3%AB-nj%C3%AB-bised%C3%AB-mbi-kultur%C3%ABn-let%C3%ABrsin%C3%AB-shqiptare-kadaren%C3%AB#sthash.bMcNu91f.dpuf