Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin për Sheshin Skënderbej.
Këshilltari i Bashkisë për mediat, Renato Kalemi ka postuar këto foto duke shkruar se në shesh do të mbillen 900 pemë të larta si dhe një mori shkurresh dekorative
“Sheshi Skënderbej në Tiranë. Një kryevepër
11 lulishte te vogla
gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm, nga të gjitha trojet e Shqipërisë (Tropoja, Kukësi, Bilishti, Librazhdi, Tirana, Korça, Gjirokastra, Saranda, Berati, Vlora, Kruja, Bulqiza, Prizreni, Erseka, Skrapari)
41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare
do të mbillen 900 pemë të larta dekorative
520 drurë frutorë
954 shkurre të larta dekorative
4400 shkurre të ulëta
35 mijë rrënjë lulesh“, shkruan Kalemi në Facebook.