Lavire dhe artistë

dragana

 

 

 

 

Nga Dragana Tripković

Në filmat amerikanë laviret janë të bukura
Ne s’kemi filma, e kjo duhet të jetë edhe arsyeja
e vetmja arsye,
që tonat janë të ënjtura
nga droga.
të shëmtuara e të liga,
e kutërbojnë nga marrëdhëniet
e kryera me zor.

Thuajse gjithkush prej tyre
është e dashuruar me ndonjë mashkull – derr
të cilin s’do ta ketë kurrë,
por kjo nuk i bën ato të ndryshme
nga gratë e tjera.

Artistët në filmat amerikanë
janë përherë të pisët e të mjerë.

Ne s’kemi parà,
madje s’kemi as gjuhë.
E mbase kjo është arsyeja, dhe
kjo duhet të jetë arsyeja,
që tanët jetojnë në shtëpi të mëdha,

Me këmisha të pastra, flokë të kuruar,
me gruan e fëmijët.

Pjesa më e madhe e tyre, gjithkush prej tyre
Pijnë vetëm nëpër festa
dhe votojnë për qeverinë.

POETEKA- NGA TIRANA ME DASHURI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *