Operatorët turistikë të Janinës vizitojnë Shqipërinë në 4-5 prill

Në datat 4 dhe 5 prill një grup operatorësh turistik të qarkut të Janinës do të zhvillojnë një vizitë në Tiranë, ku do të njihen e me destinacionet turistike shqiptare.

Shoqata e Shqiptare e Turizmit (ATA) bëri të ditur se ditën e nesërme në hotel ‘Rogner’ do të zhvillohen sesione takimesh B2B mes agjencive shqiptare dhe përfaqësuesve të hoteleve të qarkut të Janinës të organizuar në shoqatën IRHA me të cilët ATA ka marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë takimeve, sipas ATA-s, dy vendet do të prezantojnë destinacionet turistike.

Në fund të muajit shkurt ATA me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit realizuan një mision të përbashkët në Rajonin e Epirit me qëllim nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e sinergjive që kontribuojnë në drejtim të zhvillimit të produktit rajonal, përmirësimin e cilësisë së produkteve të të dy vendeve, promovimin e përbashkët të destinacioneve Shqipëri e Greqi, veçanërisht të zonave ndërkufitare për të siguruar një pozicionim më të mirë në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *