Dama Zaha Hadid, arkitektja e mirënjohur botërore e cila ka dizenjuar mes të tjerash edhe Qendrën Olimpike të Londrës ka vdekur në moshën 65-vjeçare.”The Guardian” shkruan se dizajnerja britanike ka pësuar një atak kardiak në një spital në Majami ku po kurohej për bronshit.
Ndërtesat e Hadid janë komisionuar në gjithë botën dhe ajo ishte e para grua që mori medaljen e artë nga Instituti Britanik i Arkitektëve.
Hadid ishte me origjinë nga Iraku dhe ngushëllimet nuk kanë munguar nga Bagdadi zyrtar.
“Ajo ishte arkitekte e madhe, një grua e mrekullueshme dhe një njeri i jashtëzakonshëm” tha Lord Rogers.
“Askush nuk kishte impaktin e saj mes arkitektëve në dekadat e fundit.
Ajo luftoi si grua dhe ishte e para grua që fitoi çmimin “Pritzker”.