Një deklaratë ‘bombë’ ka ardhur nga ministrja franceze për të drejtat e grave. Ajo i ka krahasuar gratë myslimane që mbulohen si ‘negrot’ amerikane që njëherë e një kohë mbështesnin skllavërinë, duke përhapur racizëm.
Deklarata e ministres Laurence Rossignol, gjatë një interviste për Televizionin Francez “BFM”, erdhi ndërsa ajo kundërshtonte firmat “H&M”, “Marks and Spencer” dhe “Dolce & Gabbana” që po hedhin në treg produkte të dizenjuara specifikisht për gratë myslimane, siç janë xhihabi dhe “burkini” – rroba që mbulojnë gjithhcka veç duarve, këmbëve dhe fytyrës.
Ato kompani janë të ‘papërgjegjshme’, dhe fajtore për ‘promovimin e kufijve për trupat femërorë’, tha Rossignol.
Kur intervistuesi i vuri në dukje se gratë myslimane zgjehdin lirisht të respektojnë kodin islam të veshjes, Rossignol u përgjigj: “Patjeter, ka gra që e zgjedhin këtë. Kishte edhe gra negro amerikane që mbështesnin skllavërinë.”