Strategjia e ISIS, shkatërrimi i Palmirës, herezia e gjurmët e krishtërimit
Forcat e qeverisë siriane të ndihmuara nga rusët kanë rimarrë Palmirën nga Shteti Islamik më 27 mars dhe ekspertët po vlerësojnë dëmet në monumentet dhe artefaktet e qytetit antik shkruan New York Times. Shteti Islamik ka shkatërruar disa site arkeologjike në Irak e Siri e disa i ka dëmtuar për të marrë vëmendje. Në një imazh të një agjencie siriane, një statujë, ajo e Athinasë shihet të jenë pa kokë dhe pa krah. Fotot brenda muzeut të Palmirës tregojnë prova se militantët e shtetit islamik kanë kryer akte shkatërruese ndaj skulpturave. Michael D. Danti, profesor i arkeologjisë në Boston University, shkroi se disa monumente janë dëmtuar më keq se sa pritej e të tjera jo.
Targetimi i një siti me rëndësi për të krishtërët
Manastiri i Shën Elijah, 1,400 vjeçar me strukturë guri afër Mosulit, në veri të Irakut, ka qene ne kontroll te ISISprej qershorit të 2014-ës. Ai i kish shpëtuar konflikteve në shekuj. Manastiri më i vjetër kristian më Irak, është siti ku vdiqën 1743 murgj kristianë që refuzuan te konvertoheshin në islam dhe një betejë e vitit 2003 mes amerikanëve dhe forcave te Isis rezultoi fatale- një prej mureve të tij ra.
Kërcënimi sistematik i Palmirës
Shteti Islamik ka vënë disa mina përreth tempujve 2 mijë vjeçarë të Palmirës- një sit antik romak. Militantët më pas shkatërruan Tempullim e Baalshamin kushtuar zotit të qiellit Baalshamin dhe kanë dëmtuar Tempullin e Baal, një strukturë ende më e madhe kushtuar zotit Baal. Shteti Islamik e ka marrë në kontroll Palmirën në maj 2015 dhe në një lajmërim të datës 27 maj 2015, një drejtues i tij pat thënë se rrënojat romake nuk do të dëmtohen. Më pas, shumë vrasje janë kryer në Palmira, janë xhiruar dhe i janë treguar botës. Një studiues i lëvizjeve xhihadiste, Charlie Winter, pat deklaruar se ISIS ka gjasa ti rrafshojë.
Propagandë e madhe, vlerë për vëmendje
Shteti Islamik ka thënë se objektet historike dhe sitet janë shkatërruar kur janë konsideruar herezi sipas ideologjisë së tyre. Në Palmira, për shembull u hodhën në erë dy varre: një e një shenjti shiit dhe një tjetër e një studiuesi sufist, sepse për ta janë forma idhujsh.