Muzika mund të ketë një ndikim të thellë mbi psikologjinë dhe emocionet e njeriut, por a mund të çojë një këngë në shkaktimin e më shumë se 100 vetëvrasjeve? “Gloomy Sunday” (“E diela e zymtë”), e realizuar në vitin 1932 nga pianisti dhe kompozitori hungarez, Rezso Seress, u mbiquajt si “Kënga Hungareze e Vetëvrasjes”, pasi është fajësuar se ka pasur lidhje me më shumë vetëvrasje se çdo këngë tjetër në histori. E shkruar nga poeti lirik Lazlo Javor, këngëtari i kërkon të dashurës e tij të vdekur t’i bashkohet në funeralin e tij të planifikuar. Kënga duket se aludon për vetëvrasje, pasi ai dëshiron të jetë me dashurinë e tij në jetën e përtejme, dhe duket se po ndërhyn me duart e veta për të arritur atje. Kënga u publikua në gjuhën angleze në vitin 1936 me tekst të rishikuar nga Sam M. Lewis.(Marrë nga Noa.al)
VIDEO E KËNGËS