Galeria FAB ka kënaqësinë ka hapur ekspozitën personale të skulptorit Genc Mulliqi “Duke pritur Dodo-në”
“I vdekur si Dodo” (Dead as a Dodo) është nje shprehje në anglisht qe ka kuptimin e diçkaje apo dikujt qe ka mabaruar, qe nuk ka kthim prapa, dickaje apo dikujt qe ibperket se kaluares, te harruar, të humbur pergjithmone.
Dodo është nje shpend primitiv, tashme I zhdukur qe prej 4 shekujsh, qe është një simbol i së kaluarës që nuk ka per ty kthyer më, sikundër bota reptiliane e dinosaurëve dhe është frymëzimi fillestar ne kete ekspozite.
Si Dodo-ja, lufta, lufta boterore me gjithe tmerret e saj, mendohet si dicka e se kaluares. Shumëkush pas luftes se Pare Botërore mendonte që lufta nuk do të përsëritej me, njerëzimi nxori mësime nga ajo qe ndodhi.
Sot më shumë se kurrë, me rritjen e fanatizmit fetar, ekstremizmave të ndryshëm, me dallimet e forta sociale, lufta nuk shihet të jetë larg. Terrorizmi tashmë konsiderohet një rrezik global, njëlloj sikundër varferia e padrejtesite sociale. Më shume se kurrë fanatizmat e fobitë e ndryshme po minojne paqen e shume vendeve te botes.
Por a eshte shpendi Dodo me te vertete nje gje e se shkuares? Nuk dihet. ‘Jurasic park’ nuk është me nje fantazi. Nepermejet inxhinjerise gjenteike cdo gje arrihet. Dodo sikunder dinosauret mund te kthehen mes nesh.
‘Duke pritur Dodo-në’ si edhe tek ‘Duke pritur Godonë’ flitet mbi pritjen per dikë apo diçka që mund të materializohet, të ndodhë, por në këtë rast pritja mbart shpresen mos me qene dicka apo dikush që mundet të na bëjë ne vetë të zhdukurit sikundër Dodo-ja dikur.
Genc Mulliqi