Catherine Shoards
Aktori veteran flet për “The Guardian” pas shfaqjes së filmave “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “High-Rise”. Ai shpjegon shqetësimin që ka me demokracinë dhe pse statuja e tij e Budhës, është kaq e rëndësishme.
“Mendoj se shoqëria duhet të mendojë dhe ti thotë idetë e veta. Besoja se interneti do të ndihmonte në këtë pjesë, por çdo ide që hidhet kritikohet dhe sulmohet. Kështu që askush nuk thotë më gjë”.
“Kam bërë një jetë që duket se ka nevojë për shumë të ardhura,” thotë ai. Kjo përfshin gjashtë shtëpi dhe një kështjelë të shekullit të 15-të, për të cilën Ironsit iu deshën dy vite që ta rinovonte; ai pikturoi muret e brendshme.
Ai është një njeri por martesës e pro gjithçkaje që na mban larg nga ngasja. “PO. Ne mund të jemi të pamartuar dhe të kemi një familje e të jemi të lumtur, por martesa na jep ne forcë. Nëse divorci do të ishte i lehtë, dhe në një farë mënyre është, atëherë pse të rrimë bashkë? Sepse për këdo marrëdhëniet janë të vështira”.
Në këtë pikë ai flet për abortin. “Unë mendoj se gratë duhet të lejohen ta marrin vetë vendimin, por jam dakord me kishën që thotë se është mëkat. Sepse mëkatet na lëndojnë ne. Aborti e lëndon një grua- është dhimbje e tmerrshme mendore dhe fizike ndonjëherë. Në një farë mënyre, faleminderit Zotit që Kisha katolike nuk e lejon atë, në të kundërt askush nuk do e konsideronte mëkat”.
Më pas ai sqaron edhe anën e tij si “diktator”. “Kam një tendencë natyrale si diktator i keq. Kam nevojë për tokën, kopështin, kam nevojë për motin. Mendoj se qyteti inkurajon disa sjellje, sjellje që mua nuk më pëlqejnë. Sa më të ‘shtypur jemi’ përpiqemi të shkëputemi nga njëri-tjetri”. Faji i dizajnërave apo i rezidentëve?