Inva Mula: Arti nuk është luks, a duhet femra të sakrifikojë në jetë?

Diva e muzikës klasike, sopranoja Inva Mula, do të performojë në kontinentin amerikan gjatë muajit mars në TOËN HALL NYC dhe në muajin prill do të vazhdojë koncertet në Toronto të Kanadasë. Ketij koncerti sa unik dhe madheshtor i bashkohet dhe pianisti virtuoz Genc Tukiçi dhe dirigjentin Famos Maestro. Inva është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës dhe ka treguar për “Diellin” përjetimet e kësaj ngjarje, duke u ndalur edhe tek aktiviteti artistik, Shqipëria dhe shqiptarët.
“Fati më ka përkedhelur duke me dhuruar prindër të mrekullueshëm, kam kaluar fëmininë më të lumtur dhe të gjitha kujtimet e mija më te bukura lidhen me kete moshë. Fëmijërisë sime nuk i ka munguar asgjë por cdo gjë shkonte ne harmoni dhe bashkë me gjellët e shijshme të mamasë sime jam rritur me tingujt e muzikës së pjanos së vjetër ku sapo mbaronte babai me kompozimet fillonte të studionte motra ime për orë të tëra në piano. Aty kam parë si kanë lindur krijimet me të bukura të këngëve të babait të cilat kanë qenë emocione ëte përjetuara në mënyrë permanente”, ka thënë ajo për fëmijërinë.
Sa i takon menaxhimit të suksesit, sopranoja ka thënë se është një histori më vete, në fakt atë duhet ta bëjnë njerëz të specializuar të cilët dhe udhëheqin suksesin si dukuri. Unë vetëm kam bërë hapat e mi me modesti dhe me këmbë në tokë. Kjo ka bërë qe suksesi im të jetë i bazuar në vlera dhe jo vlerësime”.
Ajo ka treguar se duke interpretuar personazhe të ndryshme ka përjetuar jetë të ndryshme, shumë prej tyre dhe fund tragjik. “Jam futur në brendësi të këtyre personazheve duke u munduar ti kuptoj dhe të gjej forcën e tyre. Më ka bërë shumë përshtyje që shumë prej heroinave të mia kanë sakrifikuar për dashurinë dhe i kam bërë vetes një pyetje që edhe ne jetë është femra që duhet gjithmonë te sakrifikojë në jetë?”
Sipas saj, arti është përkushtim. Ai nuk bëhet nëse nuk je e rrethuar nga njerëz që të duan dhe të kuptojnë. “Për mua binomi familje, art është shumë i lidhur. Është një medalje me dy faqe ku të dyja ushqejnë njëra-tjetrën, sakrifikohen për njëra-tjetrën dhe e duan njëra-tjetrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *