Ministrja Kumbaro: Udhëzimi për monumentet me qira sipas ligjit

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka dalë në konferencë për shtyp për të sqaruar udhëzimin i cili i jep ok e dhënies me qira të monumenteve të kulturës. Ajo ka bërë me dije se ndërkohë po rishihet ligji për trashëgiminë.
“Është një udhëzim i hartuar Brenda të gjithë kuadrit ligjor ekzistues. Ministria e Kulturës që prej një viti tashmë po punon për hartimin e një projektligji të ri për trashëgiminë kulturore, duke qenë se ligji ekzistues nuk i plotëson të gjitha nevojat që i dalin zhvillimit të vendit në fushën e tarshëgimisë kultuore dhe viizonit për të ardhmen. Në këtë punë të madhe ne kemi konstatuar shuëm manëgsi dhe nevoja që dalin si sektoit publik ashtu edhe sektorit privat dhe komunitetit.
Ky udhëzues është hartuar në fakt pas një periudhe refletkimi dyvjeçare, pas një analize shumë të detajuar të situatës që trashëguam, pas diagnostikimit të emergjencave”.

Në fakt vitin e kaluar Ministria e Kulturës ka bërë një studim, të modeleve më të mira në rajon, në mirëmbajtjen, menaxhimin dhe administrimin e rijetëzimin e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore, sidomos të përvojave europiane, sepse nuk është problem shqiptar vështirësia për mirëmbajtje.
U abuzan për 24 vjet.
Analiza jonë në fund të 2015-ës për 1892 monumente na tregoi se mungonin 132 monumente dhe 300 ishin të shkatërruar, ndërsa 600 kërkojnë ndërhyrje emergjente. Këto tregojnë se financat publike edhe në vende të tjera ku ka politika afatgjata nuk mjaftojnë dhe nuk do të mjaftojnë edhe në vitet që do të vijën edhe sikur të dyfishohet buxheti i Minsitrisë së Kulturës, për t’i mirëmbajtur që e meritojnë të jenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *