Agatha Mary Clarissa Christie (Agatha Christie, Agata Kristi) është një shkrimtare britanike. Ajo lindi në Torquay, Britani e Madhe më 15 shtator 1890. Agata Kristi ka shkruar shumë vepra, kryesisht krime fantazie. Agata për punën e saj është e njohur në gjithë botën dhe nga perandoria britanike ka marrur titullin “Lady”. Ajo vdiq më 12 janar 1976 në Wallingford, Britani e Madhe. Veprat e saj janë të njohura dhe librat janë shitur 550 milion herë dhe për çdo vit shiten rreth 1 milion libra të saj. Agata Kristi, e njohur në botë si shkrimtare e romaneve kriminalistike, ka botuar mbi 80 romane dhe përmbledhje të tregimeve të shkurtra. E përkthyer më shumë se Shekspiri, veprat e saj janë të shitura përtej biliona ekzemplarëve, vetëm në gjuhën angleze dhe po aq ekzemplarë në mbi 100 gjuhë në të cilat janë të përkthyera, kështu që me të drejtë mban titullin “Mbretëresha e krimit”. Vetëm veprat e Shekspirit dhe Bibla janë shitur më shumë, por Shekspirit ia ka kaluar me numrin e gjuhëve, në të cilin është e përkthyer, kështu që me numrin e të gjitha veprave gjithsesi zë majën e letërsisë botërore si shkrimtarja më produktive e të gjitha kohërave. Për 56 vitet e veta prej shkrimtareje aktive, ka shkruar dhe ka botuar 67 romane kriminalistike, mbi 150 tregime të shkurtëra të cilat janë të përmledhura në mbi 20 vepra, me dhjetëra vepra të shkurtëra e të gjata dramatike, prej të cilave më e njohura gjithsesi është “Mousetrap”, e cila vetëm në Londër, në Teatrin e Ambasadorëve, është shfaqur pandërprerë më shumë se 30 vjet dhe është interpretuar 9.000 herë, ndërsa deri tani në botë ka patur më shumë se 20.000 realizime (shfaqje). Disa dhjetëra filma dhe seriale televizive janë xhiruar sipas motiveve të romaneve të Agata Kristit.
Që në moshën 12 vjeçare. Agata filloi të shkruajë poezi dhe tregime të shkurtra dhe nën këshillat e nënës ua dërgonte revistave dhe gazetave. Në moshën 16 vjeçare shkon për t’u shkolluar në Paris, ku studion pianon dhe këngë. U është përkushtuar shumë studimeve, por frika e saj prej skenës dhe paraqitjeve publike, si dhe natyra e saj e tërhequr, ia ka pamundësuar asaj që seriozisht t’i përkushtohet pianos dhe të bëjë karrierë. Pas përfundimit të shkollës, me të ëmën shkon në Egjipt (Kairo) dhe atje shkruan tregimin e parë të shkurtër. E përkrahur nga e ëma, si dhe nga Edena Philipttosa, fqinje dhe mike nga Torquaya, vazhdoi që të merret me shkrime.
Në vitin 1912 u njihet me Archibald Christie, për të cilin u martua dy vite më vonë, por dy ditë pas kurorëzimit, ai lë Parisin dhe shkon në detyrën e oficerit të mbretërisë në kuprusin e aviacionit. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Agata ka punuar si motër medicinale në Spitalin e Kryqit të Kuq në Torquay, ku merr shumë njohuri të vlefshme rreth helmeve, të cilat do t’i vlejnë më vonë kur t’i përshkruajë krimet në veprat e veta. Pas përfundimit të luftës, më 1918, ata dy përqëndrohen në Londër. Më 1919 u lind e bija Rosalinda. Gjersa kolonel Kristi (bashkëshorti i saj) ka qenë i zënë me luftën, Agata në afat prej një viti përfundon punën në librin e misterieve “The Mysterious Affair at Styles” , e cila disa herë është refuzuar nga ana e botuesit deri sa përfundimisht e pa dritën, dhe me 1920 u bë hit i vërtetë. Vit pas viti, Agata boton edhe disa romane të popullarizuara, por që në botim e parë shfaqet Herkul Poiroti (protagonisti i Agatës), i cili me inteligjencën e vet brilante rrezikon t’ia turbullojë lavdinë e krijueses së famshme dhe të bëhet protagonisti kryesor në 30 veprat e saj që do t’i shkruajë më vonë. Ajo do të përkujtohet si shkrimtarja më e famshme e romaneve detektive të shekullit XX dhe ai (Herkul Poiroti) detektivi më i famshëm i të gjitha kohërave, i cili është paraqitur në ndonjë vepër. Përkundër, që rruga e saj në karrierë si shkrimtare shënon një ngjitje, e njëjta gjë nuk ndodh me burrin e saj, Archibaldin. Ai u dashurua me një grua të re Nancy Neele dhe i kërkoi Agatës shkurorësim më 1926. Në të njejtin vit, vëmendjen e tërë publikut e tërhoqi vepra e saj “The Murder of Roger Ackroyd”. Aq shumë e tërhoqi vëmendjen kjo vepër, sa u adaptua si shfaqje teatrale në “Alibi”. E rrethuar me dhimbjen për shkak të vdekjes të së ëmës si dhe mossuksesin në jetën private me Archibaldin, Agata në mënyrë misterioze zhduket, duke e lënë kështu tërë Anglinë në hamendje rreth asaj se ku është dhe çka i ka ndodhur. Ajo u gjet 11 ditë më vonë në një hotel të vogël në veri të Anglisë në Harrogate, e paraqitur me emrin Mrs Neele, dhe i sqaron policies se kishte humbje të kujtesës. Më pas më 11 shtator 1930, ajo martohet me Max Mallowana (14 vjet më i ri), një arkeolog të cilin e njohu qysh më 1927 në udhëtimin e saj të parë nëpër Messopotami. Jeta dhe udhëtimet e saj nëpër lindjen e mesme dhe të afërt, njohja e viseve te reja dhe zakonet janë burim inspirimi për shkrimin e romaneve të mëdha “Death on the Nile” dhe “Murder in Messopotamia”. Në ato dhjetë vite (1930-1940), i ka shkruar romanet më të popullarizuara të cilat e kanë përforcuar me titullin “Mbretëresha e krimeve”. Ato romane ishin: “Murder on the Orient Express”, “Death one the Nile”, “Ten Little Niggers”, “Cards on the Table”, “ABC Murders”, “Why didn’t ask Evanse”. “Three Act Tragedy”, si dhe përtej 50 tregime të shkurtëra me belgjikasin e njohur Herkul Poirotin në rolin kryesor. Agata Kristi dhe bashkëshorti i saj Max Mallowan jetuan në “Greenway” në Devon dhe para përfundimit të jetës së tyre të përbashkët shpërngulen në “Winterbroke House” në Wallingfordu afër Oxfordit. Agata Kristi vdiq më 12 janar 1976 në shtëpinë e saj në Wallingfordu. Max Mallowan pas vdekjes së saj është martuar me një mike të vjetër familjare, por edhe ai vdes dy vite pas Agatës. Në materialet e mbetura i janë gjetur një numër i madh i tregimeve të shkurtëra nga fillimet e shkrimeve të cilat i janë botuar më vonë. Disa nga dramat e saj, me lejen e nipit të saj, Charles Osborne, para disa vitesh i ka adaptuar në romane në mënyrë që edhe më shumë t’i ofrohen publikut, kështu që edhe 30 vjet pas vdekjes tërheq njësoj vëmendjen si dhe gjatë kohës më të plleshme të krijimtarisë.