Gratë e politikanëve, ikona mode

Cilat kanë qenë femrat që edhe pse kanë qëndruar në krah të burrave të shtetit kanë arritur të kenë influencën e tyre në fushën e modës? Janë të shumta ato Zonja të Para, luku i të cilave dhe veshja kanë ndikuar në një masë të madhe njerëzish. Dhe normalisht njerëzit janë më të prirur t’u besojnë gustove të tyre, përderisa udhëheqja e vendit u është besuar burrave të tyre. Ja cilat janë disa nga gratë e politikanëve, ikona mode gjatë historisë, nga Grace Keli deri tek Michelle Obama.

Grace Keli

Grace Keli ka qenë ajo biondja origjinale e filmave të Hitchecock dhe në Hollivud ishte konsideruar gjithmonë si një anomali. Ajo parapëlqente dorezat e bardha dhe veshjet e rënda dhe shpesh, pamja e saj të jepte përshtypjen se ishte një njeri i ftohtë, së cilës ishte e vështirë që t’i afroheshe. Por me t’u martuar me Princin Rainer të Principatës së Monakos, ajo e ripunoi dhe e zbuti stilin e saj të deriatëhershëm dhe tashmë veshjet e saj shkojnë në mënyrë perfekte me detyrat e martesës. Ajo u shndërrua në një ikonë të madhe mode, u imitua dhe u adhurua nga shumë gra që përpiqeshin t’i ngjanin stilit dhe elegancës së saj. Por ajo nuk është e vetmja grua politikane, apo monarku, e cila ka shkëlqyer për elegancën dhe shijet e veshjes.

Xheki Kenedi

Një tjetër ikonë mode dhe një grua me shprehje të ftohta dhe të përmbajtura. Mund të konsiderohet si kryetarja e grave të politikanëve, të rreshtuara sipas talentit të veshjes dhe modës. Kjo foto është marrë gjatë një vizite në Pallatin Presidencial në Francë. Ky është një nga kostumet më të bukura që është imituar nga miliona gra të botës, të cilave sigurisht që nuk u ka pasur gjithmonë hirin e Xhekit. Në të gjithë historinë amerikane të modës mbetet një nga figurat më të shquara.

Imelda Markos

Markos ishte Zonja e Parë e Filipineve dhe ka qenë një nga ikonat e modës së viteve ‘80. Në këtë foto është në një vizitë në vitin 1982 në Uashington. Ka preferuar gjithmonë fustanet, bizhutë dhe veshjet bombastike, me ngjyra të forta tradicionale për stilin e vendeve të saj. Edhe sot që i ka kaluar të 80-at vazhdon që të tregojë të njëjtin kujdes dhe skrupull për pamjen e jashtme.

Princesha Diana

Që kur doli për herë të parë në publik tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme dhe është imituar si në veshjet e saj të përditshme, sportive ashtu edhe për ato mondane. Trupi i saj i gjatë dhe i bukur i ka pranuar të gjitha veshjet, duke u shndërruar në një ikonë britanike të stilit.

Karla Bruni

Ish-Zonja e Parë e Francës ka pasur stilin dhe prezantimin e saj nw një profesion të hershëm. Karla Bruni ka qenë gjithmonë një ikonë mode, madje shumë e paguar për këtë rol. Zakonisht preferon ngjyrat e qeta, prerjet që janë me klas, por nuk shpalosin bujë. Edhe stili i saj tipik francez është shumë i imitueshëm.

Mishel Obama

Ne i kemi përfytyruar deri më tani zonjat e para me krahë të mbuluara, apo me ndonjë shall përsipër, por Mishel Obama, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara i ka ndryshuar imazhet. Ajo preferon shpeshherë që të nxjerrë llërët përjashta. Por në të gjitha llojet e veshjeve, si ato sportive dhe mondane duket gjithmonë një zonjë e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *