Historia e emigrantit të varfër, që pati lindur me këmishë dhe me ambicje të mëdha për të arritur tek suksesi. Rreth 3 miliardë USD është pasuria e miliarderit, që falë “agresivitetit” u rendit në sferat e larta të ekonomisë. Bir i një familjeje të varfër, Onasis arriti të ndërtonte një perandori ekonomike madhështore, të bazuar në aktivitete tregtare. i lindur në Smirnë, në 7 korrik të vitit 1906, emigroi në Argjentinë, më 1923, ku arriti të mbledhë një pasuri marramendëse. Më vitin 1928, në moshën 22-vjeçare bëhet konsulli i përgjithshëm i Greqisë dhe në vitin 1932, kur ekonomia e botës ishte tronditur, arrin të blejë me çmim të ulët anije, të cilat i shndërron në një flotë detare me potencial të fuqishëm ekonomik. Në vitin 1957 themelon linjën ajrore “Olimpik Airlines” dhe arrin të bëhet një nga njerëzit më të pasur të botës. i martuar me Tina Livanosin, babai i dy fëmijëve, Aleksandrit dhe Kristinës, Onasis, falë guximit dhe ambicieve të tij arriti të ishte një nga simbolet e ekonomisë botërore. Në fakt, jeta e tij ka qenë shumë e trazuar, si në biznes, ashtu edhe në çështjet personale. Ai në vitin 1951 u divorcua nga bashkëshortja e tij, për t’u martuar me diven e muzikës klasike, Maria Kalas. Onasis bashkëjetoi për nëntë vjet me Kalasin, me të cilën lindi një fëmijë, i cili vdiq disa muaj pas lindjes. Në vitin 1968, Onasis i çuditi të gjithë me lidhjen e tij më të re të dashurisë, kur u martua me vejushën e presidentit amerikan Xhorxh Kenedi. Me Zhaklinën ai kaloi një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. Zhaklina u konsiderua si femra më me fat në botë, teksa shpenzimet e Onasisit për i afroheshin supershifrës prej 20 milionë dollarësh. Por Onasis pësoi edhe një goditje të rëndë në jetë, kur humbi djalin e tij të vetëm, Aleksandrin, pas një aksidenti ajror. Që nga humbja djalit të tij, Aristoteli e humbi të gjithë entuziazmin dhe gëzimin e jetës. Ai vdiq më 15 mars 1975 në Francë pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Trashëgimtarja e vetme e pasurisë është mbesa e tij Athinaja, i cili ka përfituar testamentin e gjyshit të saj, që kap shifrën e rreth tre miliardë dollarëve..
Aventura argjentinase
Gjyshja e tij, Getsemani, gjithmonë i thoshte një fjalë të urtë, që kurrë nuk duhej ta harronte: “Njeriu duhet ta ndërtojë vetë fatin e tij”. Pas lirimit të të atit, Onasis pa se vendi i tij nuk i ofronte ndonjë perspektivë të madhe për të ardhmen e tij. Më 250 dollarë në xhep dhe një leje të vlefshme për kolonitë e reja, Aristoteli u nis për në Argjentinë. Ai e nisi jetën e tij me një biletë të klasit të tretë midis mijëra emigranëtëve në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Por Onasis ishte shumë herë më ndryshe nga bashkudhëtarët e tij, nga njerëzit e dëshpëruar, të cilët kishin humbur të ardhmen në vendin e tyre. Diferenca kryesore midis tij dhe atyre ishte dëshira për të fituar, qëllimi i tij dhe vendosmëria e pafund. Pasi kishte punuar për disa kohë si pjatalarës, ai gjeti punë si operator telefoni me ndihmën e disa bashkatdhetarëve të tij. Puna i dha stabilitet ekonomik si dhe njohuri mjaft të nevojshme për rrugën e biznesit. Pasi bleu një garderobë të re, ai nisi të frekuentonte klubet e natës, të cilat ishin të një mode të re. Në kërkim të “perfeksionimit”, Onasis arriti të integrohej në shumë aspekte të jetës në Argjentinë, sidomos në fushën e kulturës. Ndërsa vazhdonte të punonte si operator telefonash, atij i lindi një tjetër ide brilante. Ai mendoi të tregtonte me shpejtësi duhanin oriental në Argjentinë dhe për këtë i shkroi të atit të tij, duke i kërkuar që ta furnizonte me duhan turk. Ai prodhonte dy lloje paketash “Osman” dhe “Primeros”, dhe, për fat të mirë, mijërat e dollarëve filluan të derdheshin në xhepat e tij.
Fatkeqësitë dhe vitet e fundit të jetës
Në realitet ekzistonte një shoqëri e vogël që sillte përfitime dhe asnjë lloj humbjeje. “Olimpik Aviation” ishte në gjendje ta bënte këtë në ishuj, duke ofruar avionë me qira dhe avionë-taksi. Shoqëria udhëhiqej nga Aleksandër Onasis, djali i parë i Onasisit të madh, të cilit Ari nuk kishte vendosur t’ia jepte komandën e shoqërisë. Për shkak të miopisë së tij, Aleksandri nuk mund të arrinte të bëhej pilot avioni, por u bë një pilot komercial dhe drejtoi avionë-taksi. Në magazinën e mjeteve të tij ishin 2 “Piaggio” që Aleksandri donte t’i zëvendësonte me 2 helikopterë, sepse i quante shumë të rrezikshëm. Piaggio përdorej gjithashtu për transportin personal të Arit, dhe njëri qëndronte gjithmonë në kuvertën e jahtit të tij “Kristina”. Pas një viti këmbënguljeje, Aleksandri më në fund arriti të mbledhë aq fonde sa të zëvendësonte helikopterët. Në fluturimin nga Akapulko në Nju-Jork me gruan e tij të tretë, Xheki Bouvier, e veja e Kenedit, ai hartoi testamentin e tij. Shkroi faqe pas faqesh me një mundim të madh nervor. Gjiganti ishte dorëzuar përballë ligjeve të natyrës. Ai ishte i sëmurë dhe u diagnostikua me një formë serioze miastenie që do t’ia merrte jetën në më pak se një vit. Shkrimi procedoi me shpejtësi dhe faqet u mblodhën po ashtu. “vajzës sime të dashur” ishin fjalët që fillonin testamentin e tij. Perandoria e tij do të ndahej në dy sektorë financiarë, alfa dhe beta. Alfa do të mbante të gjithë kapitalin e trashëguar dhe beta do të kishte ndarjet e alfës. Kristina, trashëgimtarja e tij, mori të gjithë trashëgiminë e shoqërisë së parë, kurse nënndarja e parë e betës, 52 për qind, shkoi për “Alexander Onassis Foundation.” Fondacioni u krijua për të përjetësuar shpirtin e Onasisit nëpërmjet veprimtarive bamirëse, ndihmës për zhvillimin e arteve dhe të Greqisë në përgjithësi. Bija e tij, Kristina, e filloi aktivitetin e saj dhe tregoi ngjashmëri me të atin. Më 6 shkurt Onasis u shtrua në spital për të kryer një operacion. Operacioni doli me sukses, por ai ishte shumë i pafuqishëm pas tij. Ai vdiq me 15 mars 1975, në Francë pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Sipas amanetit të lënë, trupi i tij u dogj në ishullin e Skorpiosit. (Pasqyre.al)