I ngacmon burrin, Angelina Jolie pushon dadon nga puna

Ylli i kinemasë Angelina Jolie ka hequr nga puna njërën prej dadove që kujdesej për fëmijët e saj. Ajo dyshonte se dadoja flirtonte me bashkëshortin Brad Pitt. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se aktorja e ka larguar papritur dadon për shkak të sjelljeve shumë miqësore me të shoqin. Mësohet se Brad Pitt nuk e përbuzte aspak vëmendjen e punonjëses dhe kjo e ka nevrikosur Angelinën. Mirëpo ajo që bëri që situata të shkonte deri tek largimi nga puna ishte një situatë specifike. Brad ka dalë nga dushi i mbështjellë vetëm me peshqirë ndërsa dadoja vinte vërdallë duke buzëqeshur. Kjo e ka detyruar bukuroshen Angie t’i thotë asaj të mbledhë sendet vetjake e të largohet nga puna.( Revista Who)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *