Nga jeta dhe brengat e saj…

Hafiz Shirazi

Nga jeta dhe brengat e saj që të pushosh ti sado pak,
Verë të fortë të kërkosh, verë të fortë si farmak!

Na hidh ca verë dhe mashtrim: herë bukuroshe na premto,
Herë me krisma,bubullima, prej fronit lart na zer në lak.

Arkan Bahramin s’ke ç’e do, kupë Xhamshidi ti kërko,
Se gjurmë nga Bahrami s’gjen, t’i biesh botës rreth e qark!

Ti eja, se të fshehtën e botës tek ajo kupë do ta gjesh,
Po ti mos ia trego të fshehtën atij që zemrën ka farmak!

Nuk bie poshtë madhështisë, kush varfanjakët mëshiron,
Nuk i harroi as milingonat i madhi Sulejman aspak!

Prej harkut vetullor, e dashur, ti mos ma hiq shigjetën tënde,
Se i fuqishëm s’është Hafizi, po heshtën pret nga ai hark!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *