Puthjet më të bujshme të të gjitha kohërave

Puthjet mes njerëzve të famshëm ndodhin çdo ditë, por disa prej tyre që kanë ndodhur në jetën reale ose në ekranin e televizonit kanë mbetur në kujtesë. Disa për arsyen se janë shumë skandaloze, disa sepse janë romantike, e disa për arsye të tjera. Puthja nuk është thjesht një puthje. Romakët kishin tre lloje puthjesh: të miqësisë, të dashurisë dhe të pasionit. Ndërkohë, në kultura të ndryshme puthjet kanë forma nga më të ndryshmet. Ashtu si përcjellëse dashurie, puthjet mund të mbartin edhe të kundërtën. Puthja e dashurisë është qendra e aktit të puthjes. Për shekuj me radhë, puthja ka qenë sinonim i alkimisë së dashurisë. Ajo ka zgjuar Bukuroshen e Fjetur dhe i ka kthyer bretkosat në princër.

Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger
Si Jack dhe Ennis në “Brokeback Mountain”
U bë e famshme si puthja mes dy homoseksualëeve në një prej filmave më të diskutuar nga regjisori Ang Lee.

Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley
Puthja mes këngëtarit të famshëm dhe Lisa Marie Presley ndodhi në vitin 1994 në ndarjen e çmimeve të MTV-së.

Clark Gable dhe Vivien Leigh
Si Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara,
është një ndër puthjet më të famshme në historinë e kinematografisë.

Demi Moore dhe Patrick Swayze
Si Molly Jensen dhe Sam Wheat në filmin “ The Gost”
Puthja u bë e famshme sepse vinte nga përtej botës. I vdekuri, që ngjallet për të puthur gruan e tij të bukur.

Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst
Si “Njeriu Merimangë” dhe Mary Jane, është bërë puthja më e famshme, sepse “Njeriu Merimangë” ishte me kokë poshtë kur puthi bukuroshen Mary Jane.

Halle Berry dhe Adrien Brody
Puthja mes aktores seksi dhe Adrien Brody ndodhi në vitin 2003, gjatë ndarjes së çmimeve “Academy Awards”.

Ryan Gosling dhe Rachel McAdams
Dy aktorët u përpoqën të rikrijojnë në jetën reale skenën nga filmi “Notebook” si Noah dhe Allie dhe ia dolën mbanë.

Britney Spears dhe Madonna
Është padyshim një prej puthjeve më të famshme në historinë e spektaklit. Këngëtarja e famshme që puth një këngëtare tjetër të famshme në atë kohë.

Drew Barrymore dhe Justin Long
Si Erin dhe Garrett,
Drew Barrymore dhe Justin Long e nisën puthjen e tyre në skenën e filmit ku dhe u njohën, për të vazhduar dhe në jetën reale.

“Lady & the Tramp
Kjo është një ndër puthjeve më të famshme në histori dhe vetëm qentë kukulla mund të bëjnë një fytyrë të tillë të paharrueshme.

halle barryJake Gyllenhaal dhe Heath Ledger

01_michael_jacksonbritney-madonna-kiss

Clark Gable and Vivien Leigh in a scene from the film 'Gone with the wind'

Clark Gable and Vivien Leigh in a scene from the film ‘Gone with the wind’

demi morre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *