26 shtator 1848. Këtë datë mban vizatimi i Edward Lear në të cilin mund të shohim Elbasanin e Kohës, me kullën e sahatit, një xhami pak më tej, banorë të zonës që duket se bëjnë Pazar, të veshur me rroba tradicionale. Nga ky imazh i hershëm ne nuk e njohim qytetin e sitëm, i cili prej kohësh është qendra ku festohet Dita e Verës. Imazhi është risjellë në kujtesë nga arkitekti, Artan Shkreli, i cili e ka postuar në Facebook për ditën e Verës, e cila njihet si festë tradicionale e këtij qyteti.