“Është e tmerrshme”, më shumë dislike se like për këngën e Tarifës në Eurosong

Kënga “Fairytale” e Eneda Tarifës që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, nuk është pritur fare mirë. Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, në rrjetet sociale ka pasur kritika të panumërta për versionin në gjuhën angleze. Nuk kanë munguar as memet që në këtë rast kanë qenë të pamëshirshme.
Jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt kanë shprehur pakënaqësi për këngën që do na përfaqësojë në Eurovision duke shkruar “Është e tmerrshme, duam versionin shqiptar”. Kjo duket edhe nga dislike që ka marrë në youtube ku deri në këto momente llogariten më shumë se 1200 dislike dhe rreth 900 like. Kënga u bë publike dje në mbremje dhe deri tani ka marrë rreth 38.000 klikime .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *