Transformimi për në Eurovizion, s’të jep as shijen e një kënge pretendente

Nga Ermal Peçi

Kur komentojnë shqiptarët thonë e kanë nga xhelozia, s’na duan… po e marr si të mirëqenë (edhe pse jo gjithmonë ndodh)!
Transformimi i këngës shqiptare në Eurovizion në gjuhën angeleze dhe rikompozimi në version të ri, jo vetëm që e ka ‘vrarë’ versionin origjinal me të cilën fitoi, por mesa po lexoj kudo, s’të jep as shijen e një kënge pretendente.
Kështu thonë të huajt, meqë shqiptarët ‘xhelozojnë’ …pavarësisht se unë jam partizan i motos se në art e sidomos në muzik, gjërat ndihen, të “pushtojnë” aq shpejt ose e kundërta, mbesin mes dështimit ose tentativës ‘provuam diçka’.
Personalisht më vjen keq që për të disatin vit këngëtarë shumë të respektuar e me kapacitet artistik, marrin mbi shpatulla përgjegjësi rrisku kaq të madh vetëm e vetëm për wordpress të qenë atje. Eurovisioni mbetet ende festival i KENGES dhe jo i këngëtarëve!
Për ta mbyllur, Karma është Karma! Funksionon gjithmonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *