Hafiz Shirazi
Nga bukuroshet nuk heq dorë. Do të pi verë, do të pi!
Nuk dua të pendohem prap:u bë ç’u bë, s’dua të di!
Kjo balt’ e pragut para saj, m’e mirë se parajsa vet.
Hyritë lart nuk janë gjë e as pallatet që she ti.
Sa mu mërzitën porositë dhe këshillimet, urtësitë,
Me zor i gjej dhe kuptimet që fshihen në alegori.
Oh, jo, asfare s’e kuptoj, ngase mu ç’thur kjo kok’ e shkretë
Veç në tavernë kur pi verë, në dehje gjej një qetësi.
Dikush më tha kur më qortoi:”Largoje, mik, ndjenjën e zjarrtë!”
Oh, jo vëlla, nuk heq dot dorë,i zhytur jam në dashuri.
S’kam përkëdhelur asnjë vajzë, jo kurrë brenda në xhami,
Më tepër fe ti mos kërko nga unë’Hafizi, një bekri!
Me ëndje shkoj tek tregëtarët që shesin verën e bekuar,
Pa frikë falju atij pragu nuk bën mëkat, fort mirë e di.
Përktheu:Dalan Shapllo