Publiku britanik i beson BBC më shumë se familjeve të tyre – por nuk i beson qeverisë me BBC, sipas një ankete të fundit.
Studimi i bërë nga site online 38 Degrees, tregoi se kur njerëzit u pyetën mbi burimin e lajmit që besonin, njerëzit gati dyfish ishin të predispozuar të besonin BBC (50 për qind) sesa anëtarët e familjeve të tyre (18 përqind) për burimin më të besueshëm të lajmeve.
Megjithatë pjesa më e madhe e publikut ( rreth 53 për qind) nuk i besojnë qeverisë për të ardhmen e BBC, ku të anketuarit u shprehën se ata nuk i besojnë ministrat për të mbrojtur shërbimet e BBC (të tilla si BBC news, radio lokale dhe ngjarjet sportive) gjatë procesit aktual të rinovimit BBC “Charter”.
BBC qëndronte në krye të sondazhit si burimi më i besuar për “raportimin e balancuar dhe të paanshëm të lajmeve” në televizion dhe radio.
Adam McNicholas, menaxher i fushatës së anketimit në 38 Degrees tha se:“Qindra mijëra njerëz kanë folur me zë të lartë dhe qartë: Ne e besojmë BBC dhe duam që ta mbrojmë atë. Por këto shifra tregojnë se kur është fjala për Beeb, publiku nuk ka besim tek qëllimet e qeverisë. Pikëpamjet e John Whittingdale në BBC po e vënë atë gjithnjë e më shumë në kundërshtim me opinionin publik. Ai rrezikon një reagim të madh nga publiku, nëse qeveria vazhdon të keqkuptojë vlerën që populli britanik ka vendosur në BBC “./Pasqyre.al