Michelle Pfeiffer, magjia e një gruaje unike

Është cilësuar si një nga femrat me bukurinë më perfekte të Hollivudit, edhe pse në vitet kur ajo ka nisur karrierën, tipare të veçanta si goja e madhe nuk ishin aspak në modë. Madje vetë Michelle Pfeiffer, është shprehur se e ka vuajtur këtë gjë në vitet e para, pa e ditur se pikërisht tiparet e veçanta, sytë e mëdhenj dhe goja e madhe do ta bënin atë një nga aktoret më të veçanta të Hollivudit.
Michelle Pfeiffer është një grua me një pamje intriguese që në të njëjtën kohë është elegante dhe e papërballueshme, e ndritshme dhe melankonike. Çfarë mund të thuash pastaj për talentin e saj të madh?! Zonja Pfeiffer nuk është aspak një aktore si të tjerat. Bën një interpretim dhe ka një karakter të denjë për yjet e Hollivudit në vitet e tij më të arta. Është e rafinuar dhe plot sharm si Greta Garbo, ka harenë dhe papërballeshmërinë e Katherine Hepburn, tërheqjen e Bette Davis, furinë dhe ambiguitetin e Marlene Dietrich… Si të thuash nga përzierja e këtyre yjeve na del një grua e fortë dhe e guximshme, ironike dhe delikate, e ndjeshme dhe bujare, që me bukurinë e saj të mrekullueshme ka ditur të bashkojë magjishëm një interpretim njkohë të furishëm dhe shpirtëror, delikat, impulsiv dhe natyror, të ëmbël dhe të sofistikuar. Emocionet që një shikim apo një frazë e saj mund të provokojnë, janë të paimagjinueshme. Dhe më pas personaliteti i saj i fortë, karizma e saj e madhe, mirësia e saj hyjnore, e kanë bërë të jetë një nga fytyrat më të dashura për publikun botëror. U lind në Shën Ana, në Kaliforni, më 29 prill 1958.I ati Richard, është një nëpunës në një ndërrmarrje kondicionerësh kurse e ëma, Donna, është një grua shtëpiake. Që e vogël Michelle shfaqet kokëfortë dhe e padëgjueshme, cilësi që e kanë bërë të hyj me një forcë të madhe vullneti dhe pa kompromise në botën magjike të kinemasë. Ndërsa frekuentonte “Fountain Valley High School” , punon si shitëse në disa dyqane. Pasi diplomohet më 1976, frekuenton “Golden West College” , por nuk është e kënaqur, dhe kështu fillon t‘i rritet dëshira për t’u bërë aktore. Vëren se konkurset bukurisë janë një vend i mirë nga ku mund të vihesh re për të filluar kështu karrierën në botën e spektaklit. Merr pjesë në konkursin për “Miss Orange County”, ku fiton falë bukurisë së saj unike. Më vonë merr disa oferta si folëse në disa televizione të nivelit të ulët, dhe më 1882 merr pjesë në një dështim kimetografik, “Grease”. Dështimi i filmit i ushqen dyshimet, nëse është e drejtë apo jo ta ndërrmarrë këtë rrugë. Regjisori Brian De Palma e siguron për të kundërtën duke i kërkuar të interpretojë rolin e të shoqes së Al Paçinos tek “Njeriu me shenjë” (1983). Megjithatë regjisori ka dyshime për aktoren, por më pas rrëmbehet nga bukuria e saj joshëse dhe nga interpretimi i saj elegant dhe i furishëm. Filmi arrin një sukses të madh dhe kështu për Michelle, hapen portat e kinemasë. Në pak vite interpreton filma shumë të bukur si ? “Shtrigat e Eastwick” (1987), “Ujku” , (1994), ”Një ditë rastësisht” (1996). Pas disa nominimesh fiton më 1990 Golden Globe si Aktorja më e mirë në filmin “Të mrekulleshmit Baker” ( 1989), Ariun e Argjendtë si aktorja më e mirë në Festivalin e Berlinit më 1993, për filmin “Mosha e pafajësisë” . Më 1993 është martuar me aktorin dhe regjisorin David Kelley, me të cilin ka edhe një djalë John (1994). Para martesës aktorja kishte adoptuar edhe një vajzë, që edhe Kelley e ka pranuar si vajzën e vet.

Çmime

Golden Globes 1994

Nominohet si aktorja më e mirë në “Mosha e pafajsisë”

Golden Globes 1993
-nominohet si Aktorja më e mirë në ”Dy të panjohur, një fat”

Festivali i Berlinit 1993

Aktorja më e mirë në “Dy të panjohur, një fat”

Golden Globes 1990

Aktorja më e mirë në ”Të mrekullueshmit Baker”

Golden Globes 1989

Nominohet si aktorja më e mirë në “Një vejushë e hareshme por jo edhe aq shumë”

Çmimi Oscar 1989

Nominohet si Aktorja më e mirë në ‘Të mrekullueshmit Baker”

Çmimi Oscar 1988

Nominohet si Aktorja më e mirë jo protagoniste në “Marrëdhënie të rrezikshme”

Filmat

White Oleander 2002

Quhem Sem 2001

Të vërtetat e fshehta 2000

Historia e ne të dyve 1999

Ëndrra e një natë në mes të verës 1999

Në thellësitë e zemrës 1999

Sekretet 1997

Një ditë, rastësisht 1996

Mendime të rrezikshme 1996

Diçka personale 1996

Ujku 1994

Mosha e pafajsisë 1993

Një vejushë e hareshme po jo edhe aq shumë 1988

Marrëdhënie të rrezikshme 1988

Shtrigat e Eastwick-ut 1987

Gra amazona në Hënë 1987

Pavarësia e embël 1986

E gjitha në një natë 1985

Njeriu me shenjë 1983

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *