Nga John Banville
Kafkës i është dashur të kërkoj në qoshet e fshehura të Perandorisë së lëkundur Austro-Hungareze për të mbledhur material për hiper-realen, për botë joreale, në të cilën janë frymëzuar veprat e tij. Ndërtesat e tij të banimit, zyra e tij e zymtë, dhoma e gjumit të tij dhe sallat e gjyqit, janë menjëherë të identifikueshme si mjedisi i borgjezisë së vogël, e fundit të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20 Ai ishte aq shumë një realist, saqë Flauberti i tij i nderuar – rezultonte ashtu, siç tha ai vetë, pak i çuditshëm nga shtrembërimet me vetëdije dhe të manipuluara me kujdes. Bota nuk ishte kafkiane derisa Kafka e bëri në atë mënyrë.
Ndryshe nga Kafka, me të cilin ai është krahasuar shpesh, romancieri shqiptar Ismail Kadare e gjeti veten në një botë makthesh të gatshme, edhe pse,dhe Kafka do ta kishte konsideruar surealen e pasluftës në Shqipëri disi të pamundur. Dhe ndërsa Kafka endet nën barrën e jetës së zyrës dhe mbahet i robëruar në zinxhirin që e mbante në tryezën e tij , Kadare ishte për një kohë të paktën , një komponent i aparatit të shtetit , duke qenë një anëtar i parlamentit shqiptar nga viti 1970 deri më 1982 , nën rregullat alla “Liza në Botën Çudirave”, që u rezervoi shqiptarëve, sundimi i diktatorit komunist Enver Hoxha .
Kadare , i cili ka lindur nga prindër myslimanë në vitin 1936 në qytetin shqiptar të Gjirokastër, është një prej shkrimtarëve të Evropës Lindore që i mbijetuan paprekur komunizmit grotesk të pasluftës – e cila, sigurisht, në vende të tilla si Shqipëria dhe Rumania ishte thjesht një mbulesë për mbytjen ultranacionaliste dhe korrupsionin. Romani i tij i fundit i përkthyer në anglisht, “Një vajzë në mërgim”, i kushtohet ” grave të reja shqiptare që kanë lindur, janë rritur dhe e kaluan rininë e tyre në mërgim të brendshëm, ose siç njihet në Shqipëri, në internim.
Personazhi kryesor – vështirë se mund të konsiderohet një hero – është Rudian Stefa, një dramaturg shqiptar dhe historia e tij është e vendosur diku në mes të viteve 1980, kur regjimi i kobshëm i Hoxhës nuk kishte më nën kontroll gjithçka dhe kur turmat e ngazëllyera po transportonin statujat e tiranëve të rrëzuar nëpër rrugë. Historia fillon me Rudianin në vështirësi, edhe pse ai nuk është i sigurt se çfarë problemi ka, ose pse ai po përballet me të.
Ka dy arsye të mundshme pse ai është thirrur, pa shpjegim , të paraqitet para Komitetit të Partisë: drama e tij e re, publikimi i së cilës po pengohet nga censuruesit, apo e dashura e tij të re Migena, me të cilin ai ka pasur një të sherr të ashpër aq sa në kulmin e përplasjes, ai e goditi atë. Edhe pse ai ka vetëm një kujtim të mjegullt për këtë dhe që, në zemërimin e tij, ai është akuzuar se është një spiun. Në Shqipërinë e Hoxhës, të godisje një vajzë ishte diçka, por të akuzohesh se ke qenë një spiun ishte diçka krejt tjetër .
Kur ai arrin në selinë e Komitetit të Partisë, ai merret në pyetje në lidhje me një tjetër vajzë , Linda B, e cila ka kryer vetëvrasje, e cila në ato caste posedonte një libër të tij që i ishte kushtuar asaj. Përsëri, një vajzë që ka vrarë veten nuk ka asnjë pasojë tek autoritetet, por ajo që është problem është se kjo vajzë ishte pjesë e një familjeje të dënuar me internim dhe me sa duket dikur, edhe pjesë e klasës së mesme.
Qyteti në të cilin familja u dëbua – për një periudhë pesë-vjeçare, ishte një nga ato gropat e ferrit të mjerueshëm në të cilën regjimet komuniste ishin të specializuara dhe Linda B ndjen jetën e saj teper larg, dëshirën e madhe për të qenë tek dritat e ndritshme të Tiranës. Në veçanti, ajo është e fiksuar për Rudianin e famshëm tek i cili ajo ka personifikuar të gjithë eksitimin dhe magjinë e botës intelektuale urbane. Edhe pse ajo kurrë nuk e ka takuar dhe ka parë atë vetëm disa herë në televizion, brenda saj, ajo ka zhvilluar një pasion shumë të zjarrtë për dramaturgun.
Ajo ishte ish- shoqja e saj e shkollës së Migenës, e dashuara e Rudianit, e cila i mori Rudianit një libër me dedikim kushtuar Lindës dhe pikërisht ky libër ishte kthyer për të një send shumë të çmuar, si një hajmali e saj dhe në njëjtën kohë edhe pasaporta e saj për një lloj tjetër të lirisë. Kur ajo kuptoi se edhe Migena kishte rënë në dashuri me Rudianin dhe kishte një lidhje me të, ajo e pranoi faktin, edhe pse ajo ishte xheloze. Ajo e pa atë si një kontakt të drejtpërdrejtë me të dashurit e saj: buzët e Migenës kishin prekur buzët e tij, duart e tij kishin ledhatuar gjoksin e saj . . .
Romani është i mbushur me referenca rastësore për tmerret e përditshme të jetës nën totalitarizëm. Një kafene është përmendur me emër, “ashtu siç ka qenë e njohur para fushatës ideologjike kundër kafene” ; vepra dramatike e Rudianit, e cila ka një fantazmë në të, nuk mund të lejohet për shkak se realizmi socialist nuk i lejon fantazmat. Rudiani në një moment është i befasuar kur merr vesh se Migena është marrë në pyetje, por nuk është dhunuar kur dihet se “në zyrat e hetuesisë në Shqipëri kishte gjithmonë gjak në dysheme”.
Megjithatë, shembulli më pikëllues i natyrës së padurueshme të jetës në internim është që Linda iu nënshtrua kontrollit në gjoks, me shpresën se ajo mund të kishte kancer, dhe nëse do të rezultonte kështu atëherë ajo kishte shpresë se do të shkonte në Tiranë, pasi atje ishte vendi i vetëm ku ajo mund të trajtohej.
Një vajzë në mërgim është një amalgamë bindëse e realizmit, të ëndrrave pa mbarim dhe elegjiake dhe të mllefit të bardhë e të nxehtë. Kadare komunikon me një drejtpërdrejtshmëri të tmerrshme natyrën e tiranisë që ata i nënshtrohen, ashtu siç dhe vetë Kadare e ka përjetuar. Pasqyre.al