Aktorja Sophie Marceau refuzon “Legjionin e Nderit”

Sophie Marceau i ka thënë jo jo “Legjionit të Nderit”, nderimi më i lartë që jep Republika Franceze. Vendimin e saj ajo e ka bërë publik në twitter, duke dashur të jetë një protestë e qartë kundër qeverisë Hollande, e cila disa javë më parë i ka dhënë të njëjtin nderim Mohammed ben Nayef. “Legjioni i nderit iu dha princit saudit të kurorës; 154 ekzekutime gjatë vitit të kaluar në vendin e tij. Kjo është arsyeja pse unë nuk e kam pranuar Legjionin e Nderit”, shkroi në Twitter aktorja. Sophie Marceau është një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Më parë ka pasur protesta në Francë edhe pasi iu “Legjioni i Nderit” presidentit rus Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *