Bariste, piktorë, veterinerë dhe mësues. Partnerët e “thjeshtë” të yjeve të Hollivudit

Ndoshta disa prej nesh presin që në krah të aktorit, apo aktores së preferuar të shohin dikë po aq të famshëm sa ai vetë. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Shumë prej tyre kanë në krah njerëz krejt të thjeshtë e të panjohur për publikun e madh. Në fakt nuk thonë kot, dashuria nuk njeh as moshë, as profesion, as ngjyrë… me pak fjalë asgjë. Matt Damon, për shembull, ka zgjedhur për të kaluar jetën një ish-bariste, të cilën e njohu në një klub nate. Sot çifti ka tri vajza. Po ashtu Meryl Streep, e cila shfaqet rrallë me bashkëshortin, ka në krah një skulptor. Këngëtarja britanike, Lilly Allen, pret një fëmijë nga burri me të cilin u martua pak muaj më parë, me profesion ndërtues. Me pak fjalë konstruktorë, piktorë, veterinerë, mësues dhe skulptorë. Ja cilat janë disa prej profesioneve të “gjysmës tjetër” të yjeve të ekranit…

Matt dhe Luciana Damon

Një nga aktorët më të zotë dhe më të mirë të brezit të tij, 45-vjeçari Matt Damon, u njoh me gruan e tij në një lokal në Florida ku ajo punonte si bariste. Matt, në atë kohë, ishte duke bërë xhirimet e filmit “Stuck on You”. Ishte viti 2003. Me origjinë argjentinase, Luciana Bozan u martua me yllin e ekranit në vitin 2005, në një ceremoni të vogël private. Për të ishte martesa e dytë, ndërsa për Damon e para. Së bashku kanë katër vajza, njëra nga martesa e mëparshme e Luciana-s. Damon nuk e harron kurrë atë ditë kur e pa për herë të parë, atë që do të bëhej gruaja dhe mamaja e fëmijëve të tij. “Kur e pashë u shtanga. Ishte njëlloj sikur isha tërhequr nga dikush që ndodhej në një dhomë të mbushur plot me njerëz. Nuk dija ta shpjegoja çfarë më ndodhi. Diçka e jashtëzakonshme, thjesht dashuri me shikim të parë”. Aktori pranon se ndihet i privilegjuar në një shtëpi të mbushur me femra. “Jemi një familje e shëndetshme. Jam me fat, për gjithçka që më ka ndodhur në jetë”.

Meryl Streep dhe Don Gummer

Meryl, është një ikonë e konsideruar nga shumë njerëz si aktorja më e madhe e Hollywood-it në dhjetëvjeçarët e fundit, dhe padyshim më e madhja e brezit të saj. E kemi parë rrallë të dalë në ekran me bashkëshortin. Gjithsesi për të shuar kuriozitetin e atyre që e adhurojnë, po ju themi se quhet Don Gummer, me profesion skulptor. Çifti është martuar që në 1978-n, viti kur aktorja mori nominimin e parë për “Oskar”. Martesa e tyre konsiderohet si një ndër më jetëgjatat e Hollywood-it. Meryl u njoh me Don Gummer përmes vëllait të saj, një mik i ngushtë prej vitesh me Gummer. “Nuk e dija se ç’do kisha bërë pa bashkëshortin tim. Nëse nuk do ta kisha takuar, do kisha vdekur emocionalisht. Ai është njeriu më i mirë që më kanë zënë sytë. Është tamam për mua dhe unë jam me fat që e kam. Gjithnjë kam qenë e mendimit se duhet të keni si partner në jetë atë që ndan me ju të njëjtat vlera”.
Çifti ka katër fëmijë, një djalë muzikant dhe tri vajza, dy prej të cilave dëshirojnë të bëhen aktore. Ja ç’do të thotë të jesh familje artistësh.

Robert de Niro dhe Grace Hightower

Kush është gruaja që ka bërë për vete të madhin De Niro? Ylli i kinemasë u takua me Grace Hightower një aspirante për këngëtare/aktore në Londër në vitin 1987. Pas dhjetë vjet martese, aktori do të kërkonte divorcin, që do të pasonte me një betejë të gjatë për kujdestarinë e djalit Elliott. Por divorci nuk u bë kurrë. Përkundrazi, çifti u martua sërish në vitin 2004, përpara Martin Scorsese, Meryl Streep dhe Ben Stiller.

Oprah Winfrey dhe Stedman Graham

Një nga gratë më të fuqishme të SHBA-së, mbretëresha e “talk show” prej me shume se 25 vjetësh është e lidhur me Stedman Graham, themelues i shoqatës “Atletët kundër drogës”, me profesion mësues. Çifti nuk u martua kurrë.

Julia Roberts e Danny Moder

“Pretty Woman” më e famshme në Hollywood shkëlqen vetëm për një burrë, kameramanin Danny Moder. Gjithçka nisi 16 vjet me pare në sheshin e xhirimeve të filmit “The Mexican”, kur Julia, tani 48 vjeçe, pëlqeu njërin prej kameramanëve. Ashtu si në historitë më të bukura të dashurisë, fillimi ishte i vështirë. Ajo ishte e lidhur, ndërsa Danny i martuar. Por në vitin 2002 e kurorëzuan lidhjen me martesë. Tani kanë tre fëmijë.

Josh Holloway dhe Yessica Kumala

Aktori super seksi i serialit të famshëm “Lost”, Josh Holloway, është martuar me një grua të çmendur pas aventurave pa ndonjë profesion specifik në jetë. Mjafton të mendosh që muaji i mjaltit ka qenë një udhëtim në Alaskë: ditën duke peshkuar, mbrëmjeve duke vëzhguar yjet. Yessica është me origjinë nga Xhakarta. Të dy u njohën në vitin 1998, në një klub në Los Anxhelos. U martuan në tetor të 2004-s dhe kanë dy femije se bashku.

oprah winfrey

meril strip

07/16/2005 - Josh Holloway and wife Yessica Kumala - 36th Annual Comic Con International Day Three - San Diego Convention Center - San Diego, California. USA - Keywords: Sci-Fi, Comic Books, Video Games -  -  - Photo Credit: Albert L. Ortega / PR Photos - Contact (1-866-551-7827)

07/16/2005 – Josh Holloway and wife Yessica Kumala – 36th Annual Comic Con International Day Three – San Diego Convention Center – San Diego, California. USA – Keywords: Sci-Fi, Comic Books, Video Games – – – Photo Credit: Albert L. Ortega / PR Photos – Contact (1-866-551-7827)

matt_damon
de niro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *