Albana Lifschin
Librin” Endёrr amerikane” tё shkrimtarit tё njohur Viktor Canosinaj, e prita me interes e kureshtje. Sёpari, sepse prekte njё temё shumё tё njohur pёr mua dhe sёdyti, sepse edhe pse autor i njё varg romanesh nё atdhe pёr mua pёrtej oqeanit ishte hera e parё qё lexoja njё libёr prej tij.
Dikur, para shumё vitesh, nё gazetёn ILIRIA tё komunitetit pata ngritur problemin e njё kafe- librari shqiptare nё mes tё Manhattanit, si pikёtakimi midis Bruklinit, Bronksit dhe Kuinsit . Nё atё kafe- librari lexuesi emigrant do tё gjente shtypin shqiptar si edhe libra me autorё nga atdheu, pёr tё qёnё nё korent me letёrsinё e sotme shqipe. Njohja me librat do t’i shёrbente jo vetёm lexuesve por edhe vetё krijuesve, qё do tё ‘takonin’ njёri -tjetrin nё dy anёt e Atlantikut.
Ideja nuk u realizua pёr ‘vёshtirёsi financiare’. Atёhere pata thёnё me vete qё “kur tё bёhet kultura dhe paraja bashkё, pra kur dikush qё ka paranё tё dashurojё edhe librin, me siguri tё do tё gjendej mёnyra e realizimit tё saj”.
Viktori pati mirёsinё tё ma postonte librin e tij “Endёr amerikane” qё nga Tirana dhe unё e lexova menjёherё. Ndaj bashkё me falenderimin pёr gjestin , e pёrgёzoj pёr botimin e kёsaj vepre tё re letrare qё pasqyron me realizёm jetёn e emigrantit shqiptar nё Amerikё. Nga leximi kupton se autori ka qёmtuar me kujdes fakte e ka mbledhur informacion nga jeta e bashkёatdhetarёve. Libri ёshtё tregues qё tema e emigracionit shqiptar nё SHBA mbetet gjithnjё e freskёt.
Nё qёnder tё vёmёndjes autori ka vёnё njё familje nga fshati Plug i Lushnjёs, qё me kurajo vendos tё shkёputet nga atdheu nё rrёnim ekonomik pёr tё nisur njё jete tё re nё vendin e e madh tё ёndёrave, jo lehtёsisht tё realizueshme. Familjes i duhet tё pёrballohet me dy lloj vёshtirёsish: ekonomike dhe psikologjike. Absorbimi i mentalitetit amerikan , mёnyres sё jetesёs amerikane tё pakonceptuar mё parё, nuk ёshtё e lehtё pёr anёtarёt e familjes. Gjithkush i pёrjeton ndryshimet sipas moshёs e mjedisit ku operon. Autori ka vёnё pёrballё njёra tjetrёs me realizёm dy figura: gruan me inisiativё e fortё, tё palodhur dhe me ambicje, dhe nё anёn tjetёr bashkeshortin e saj tё rezervuar, disi tё trembur , tё pasigurtё nё pёrballimin e Amerikёs gjё qё e ka shpёnё nё depresion. Gruaja me shkathtesinё e saj fillon punё nё njё hotel dhe i ve shpatullat familjes. Eshte e vёrtetuar qё nё emigracion janё gratё ato qё zёnё punё tё parat, duke mbajtur tёrё pёrgjegjsinё e familjes. Personalisht libri mё kujtoi ato gra nga atdheu qё ndiheshin tё privilegjuara kur gjenin punё nё hotele, se pavarёsisht nga lodhja, ishte punё qё nuk donte shumё anglisht dhe i bёnte tё ndiheshin mirё, pasi paguheshin mё shumё se shoqet e tyre. Gruaja e familjes, nёna e dy fёmijeve, ka gjithё koloritin e fshatareve tё Plugut, nё tё folur nё veprime e nё mentalitet , por ёshtё e motivuar dhe nxiton pёr tё realizuar ёndёrrёn amerikane nё mёnyrё tё pёrshpejtuar ndёrkohё qё nuk i ka ende kushtet. Vajzёn e saj adoleshente Inёn e detyron tё mbledhe lakra tё egra ( radhiqe) si ushqim pёr familjen. Ky ёshtё dhe prezantimi i parё i lexuesit me protagonisten kryesore te veprёs. Adoleshentja ёshtё duke shkulur radhiqe nё njё tokё tё lёnё djerrё pranё njё shtёpie tё braktisur. Pasi ke jetuar prej vitesh nё NYC, apo nё qytete tё tjera, kjo duket si njё skenё sureale , por nёse ke banuar nё ‘village’ me shtёpi private ku çdonjera ka njё copё tokё pas saj, je nё gjendje tё kesh njё vizion tё besueshёm.
Nё kushtet kur sapo janё shkёputur nga familja qё i mbajti fillimisht, nёna e vajzёs me kёmbёnguljen e saj realizon posedimin me qira tё njё shtёpie private ndёrkohё qё njёkohёsisht merr njё kredi nga banka prej 250 mijё dollarё pёr tё mobiluar shtёpinё! Nё kёndvёshtrimin e njё qytetari tё shtresёs sё mesme tё shoqёrisё amerikane , kjo ёshtё njё kredi e madhe pёr mobilimin dhe jo fort realiste. Kёtu çdo shtёpi apo apartament qё nga ndёrtimi, ёshtё i pajisur me dollapet e murit pёr rrobat(closets), me dollapet e kuzhinёs ,(cabinets), me sobё e frigorifer.
Por siç thashё mё lart, ajo qё shkakton stres psikologjik tek anёtarёt e familjes ёshtё adaptimi i tyre me botkuptimin e ri, me pёrplasjen e konceptimeve tё reja ,me kulturёn amerikane tё jetuarit. Ky konflikt shfaqet i ashpёr nё ekspozimin e vajzёs, Inёs, protagonistes 16 vjeçare tё romanit nё komunikimin dhe marёdhёniet e saj me moshatarёt amerikane nё shkollё.
Ajo ndjen ndryshimin e saj me ta, dhe mё pas pёrjeton pёrbuzjen e tyre. Veshja e tё njejtave palё xhinseve pesё ditё rresht nё shkollё, bёhet shkak pёrqeshjesh , tallesh e fyerjesh. Tё veshёsh njё palё xhinse cdo ditё pёr amerikanin do te thotё qё nuk bёn dush gjithё javёn, dhe nuk ndёrrohesh. Ndёrsa nёna e saj,nё statusin e njё pastruse s’mendonte veçse pёr tё bёrё para, pёr tё larё kreditё, e le vajzёn e saj, adoleshente, me njё palё xhinse dhe refuzon tё shtrёngohet pёr t’i blerё njё palё atlete, pa menduar mё gjatё pёr efektin e ngurtёsisё sё saj. Ndёrkohё vajza pёrjeton krizёn e parё nё kontaktin shoqёror. Ajo tallet prej tyre edhe pёr drekёn qё merr nё shkollё. Ajo bёhet mё e vetёdijshme pёr ‘difektet’ e saj, pёr tulet dhe ngathtesisё nё orёn e fiskultures, paaftёsisё pёr tё kapёrcyer kaluçin, duke krijuar situata pёr tё cilat vajza turpёrohet e ndihet keq pёrpara moshatarёve tё saj . Ata arrijnё deri aty sa tё manipulojnё detyrat e kontrollit, duke i lёnё mёsueses njё pёrshtypje tё gabuar pёr Inёn. Ne kёndej e dijmё se si janё adoleshentёt amerikanё. Personalisht i shmangesha orёs 3PM nё Metro kur vagonat mbusheshin me gjimnazistё qё sapo kishin dalё nga shkolla. Tё folura me zё tё lartё, ngacmime, tallje, tё gatshёm pёr romuze e pёr t’u grindur, provokime,jo vetёm me njёri tjetrin por edhe me udhёtarёt.Njerёzit ndёrronin vagon pёr t’ju shmangur tё rinjve ‘tё egёr”.
Vajzat amerikane kishin tё tёra kishin bojfrendёt e tyre me tё cilёt dilnin shёtitje e bёnin thashetheme. Ina nuk ka besim tek vetja se edhe ajo ёshtё e denjё pёr njё miqёsi tё tillё. Asaj madje i duket vetja e shёmtuar (e mbulon fytyrёn me duar nё pasqyrё).
Vajza gjen mirekuptim nga Evelina dhe nёna e saj. Evelina ёshtё njё vajzё amerikane e sёmurё me kancer dhe bёnte kimiotherapi. Vajzёs i kishin rёnё flokёt duke e shtrёnguar tё mbulonte kokёn me shami. Ina e ndihmon atё me mёsimet dhe ndёrkohe mendon mё tej,si t’i lehtesojё dhimbjen shpirtёrore shoqes se saj. Kёshtu ndodhi qё Ina preu floket e saj tё gjatё dhe tё bukur dhe ja dhuroi shoqes sё saj qё ajo tё bёnte njё paruke- njё gjest ky fisnik e human. Prerja e flokёve vulosi dyshimin tek shoket e klasёs se Ina duhet tё ishte lesbike, duke paragjykuar qё e kishin parё me Megin, kur Ina nuk e dinte fare kёtё fakt pёr tё.. Pёrbuzja ndaj saj u hap valё- valё. Ina u gjend e rrethuar dhe e pambrojtur ndaj kёsaj akuze e pёrbuzje kolektive, qё shkaktoi largimin prej saj edhe tё Hansit ,i cili e mori te mirёqёnё thashethemin e pёrhapur. Kur Evelina u kthye nё shkollё dhe nё vend tё shamisё zbuloi njё palё floke tё gjatё e tё bukur,-flokёt e n tё gjithё kuptuan se sa te padrejtё kishin qenё me Inёn. Ndryshe nga ç’e kishin konceptuar ata emigranten shqiptare, ajo ishte njё vajzё qё qёndronte mё lart se ata me vetitё e karakterit te saj. Ina, ёshtё njё figurё e skalitur me dashuri nga autori, njё vajzё me dinjitet dhe me njё botё shpirtёrore tё mrekullushme, qё i duhet te operojё nё njё ambjent adoleshentёsh amerikan, tё cilёt janё ‘wild’, ende tё pashtruar.
Si pёr ta bёrё edhe mё tё plotё kёtё figurё tё dashur pёr lexuesin, autori zhvillon njё linjё tjetёr : atё tё mardhёnieve tё Inёs me gjyshen e lёnё nga familja e saj nё atdhe. Dashuria e madhe pёr gjyshen prej tё cilёs ka shumё kujtime e ka marrё mёsime tё bukura njerёzore, ёshtё prekёse. Me tё ardhurat e kursyera nga puna e saj, vajza udhёton nё atdhe pёr tё parё gjyshen e cila kishte pёrfunduar nё njё azil pleqsh. Duket qartё qёllimi i autorit pёr tё transmetuar tek tё rinjtё mesazhin e mosbraktisjes se dashurisё thesar tё gjysheve e gjyshёrve, tё cilёt edhe nё kohё tё vёshtira nuk ankohen se kanё mbetur vetёm, rrijnё nё heshtje duke uruar nё shpirt lumturinё e fёmijёve tё tyre nё mёrgim.
Libri ka vlerё informuese dhe edukuese pёr rininё shqiptare . Besoj se tё rinjtё nё atdhe moshatare me Inёn do t’u hapet njё horizont tё ri i jetёs sё adoleshentёve nё Amerikё.