“I dashuri” kinez në Indokinë, romani autobiografik i Margerite Duras

“I Dashuri” (The Lover- L’Amant) është një roman autobiografik i Margerite Duras, botuar më 1984. Përkthyer në 43 gjuhë dhe vlerësuar me çmimin “Prix Goncourt” më 1984, ai është përshtatur në film më 1992 me titullin “The Lover”.
I vendosur në koloninë franceze të Indokinës (Vietnam), “I dashuri” shpërfaq intimitetet dhe marrëdhënien klandestine të mes një vajze franceze në moshë puberteti që vjen nga një familje të rënë financiarisht dhe një burri të pasur kinez. Më 1929, një vajzë 15 vjeçare pa emër po udhëton me traget në Mekong Delta. Ajo po kthehet nga pushimet me familjen që jeton në Sa Đéc për të shkuar në Saigon ku ka shkollën e konviktin. Aty tërheq vëmendjen e një 27 vjeçari, djalë i një manjati të pasur kinez, i ri dhe trashëgimtar i një pasurie të jashtëzakonshme. Ai hyn në bisedë me vajzën, e cila më në fund pranon që ai ta shoqërojë me makinën e tij të shtrenjtë për në qytet. Vajza, që ndodhet në rrethana të vështira, e bija e një vejaneje të falimentuar dhe depresive, vendos të marrë në duar jetën e saj dhe rrugën e saj për në botë, duke u bërë e dashura e djalit të ri e të pasur kinez. Marrëdhënia vazhdon, derisa pasaniku, i detyruar nga i ati, dorëzohet dhe e lë vajzën. Për të dashurin e saj, nuk vihet në pikëpyetje dashuria e thellë as sinqeriteti. Ndërkaq, vetë ajo, i kupton shumë ndjenjat e saj për të.
Lidhjet me jetën reale
Duras e botoi “The Lover” kur ishte 70 vjeçe, 55 vite pasi ajo takoi Léon, burrin kinez të historisë së saj, mbiemrin e të cilit nuk e përmendi kurrë. Romani është rishkruar disa herë ndërsa ajo, vajza 15 vjeçare që u lidh me një 27 vjeçar, rritej. Historia e mrekullueshme dhe pasionante për të cilën flet romani ka marrë shumë nota autobiografike por në esencë, është trillim. Megjithatë, edhe vetë versionet e shkrimtares ndryshojnë. “Kam fjetur me të, vetëm njëherë pas dy vitesh vardisje”, thotë ajo. Romani i saj cilësohet si kryevepër dhe filmi me të njëjtin titull ka dhënë diçka prej idesë që krijon vetë vepra. Një vajzë e re në krahët e një burri të sapokthyer nga Parisi. Një i pasur që në fund u bindet ‘ligjeve’ të zakonit, të cilat dalin mbi dashurinë. Nga filmi, krijohet ideja se ajo bëhet e tija dhe qëndron me të në një “Shtëpi beqarësh” që burrat kinezë e mbanin për të takuar të dashurat, vetëm për para. Edhe vetë ajo, e kupton kur ikën me target nga Indokina se në fakt e ka dashur. Tashmë, është shumë vonë. Pas martesës, ai nuk e takon më ndërsa ‘shtëpia e beqarit’ është krejt e zhveshur. Pa pasurinë e babait, ai është askush, ndaj ai zgjedh pasurinë dhe nusen e mbuluar me diamante në vend të vogëlushes që dashuronte. Duras, ka pasur një fëmijëri të ngjashme me personazhin e romanit të saj, një nënë depresive, e cila bashkë me të vëllanë silleshin keq me të. Se deri ku romani tregon ekzaktësisht jetën e saj të dhimbshme, atë e dinte vetëm ajo./Entela Hoxha, për Pasqyre.al)

received_10154149998322044received_10154149998322044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *