Arben LLalla
NEGOVANI, më 1928 ju ndërruar emri në Flamburo. Në këtë fshat banojnë ende shqiptarë ortodoksë dhe pak vlleh. Fshati Negovan është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij për hapjen e shkollës shqipe dhe mbajtjen meshën në gjuhën shqipe që në fillim të shek.XX.
Në këtë fshat kanë lindur shumë figura kombëtare, ndër ta përmendim papa Kristo dhe Theodhos Harallambi Negovani, të cilët i vranë grekët më 1905, sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe. Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit. Kjo është letra që pleqësia e fshatit Negovan në fund të vitit 1909, lajmëronte se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi,
Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste.