Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare përfshihet në Unesco

Instituti i Monumenteve të Kulturës njofton se Liqeni i Ohrit është në botimin e UNESCOS-s.
Në faqet 108 – 109 të botimit të UNESCO “World Heritage in Europe Today” mund të merrni informacion lidhur me Projektin e përbashkët midis BE-së dhe UNESCO-s “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, në kuadër të përfshirjes së pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Pasurive Botërore.
Ndërkaq, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shkruan ne profilin e saj në Facebook se sot gjendet në Pogradec. “Mjedis dhe Kulturë! Sot konferenca në Pogradec për përfshirjen Liqenit të Ohrit/Pogradecit në listën e UNESCO-s”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *