Kina ndalon seksin, tradhtinë dhe homoseksualët në televizion

Qeveria kineze i ka ndaluar të gjitha shfaqjet që kanë të bëjnë me e homoseksualët në televizion, si pjesë e një ‘lëvizjeje’ kulturore për “përmbajtje vulgare, imorale dhe të sëmurë”.
Censuruesit kinezë kanë bërë publike rregulla të reja sa i takon shfaqjeve me përmbajtje të “ekzagjeruar të anës së errët të shoqërisë” dhe tani i konsiderojnë homoseksualizmin, çështjet jashtëmartesore, apo takimet ‘vetëm për një natë’ si edhe marrëdhëniet me të mitur, si të paligjshme në ekran.
Javën e kaluar qeveria kineze ndaloi shfaqjen në sajtet kineze të një drame popullore, “Addicted”, edhe pse ndalimi shkaktoi pakënaqësi tek miliona shikues. Ajo shfaq dy marrëdhënien e dy meshkujve homoseksualë.
Qeveria tha se shfaqja ishte në kundërshtim me udhëzimet e reja, sipas të cilave “asnjë dramë televizive drama nuk duhet të shfaqë marrëdhënie jo normale seksuale dhe sjellje të tilla si incesti, marrëdhëniet mes të njëjtit seks, çoroditje seksuale, sulme seksuale, abuzim seksual, dhunë seksuale dhe kështu me radhë”
Tek ndalimet futen edhe pirja e duhanit dhe e alkoolit, tradhtia bashkëshortore, veshje që nxisin imagjinatën seksuale dhe rimishërimi. Shteti u bëri me diej prodhuesve televizive se do të monitorohen vazhdimisht kanalet televizive për tu siguruar se rregullat e reja janë respektuar në mënyrë rigoroze. Përgatiti:Entela Hoxha/ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *