Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur në zyrën e tij tenorin e shquar shqiptar Saimir Pirgu.
Ai i ka dorëzuar Pirgut simbolin e “Çelësit të Qytetit” në shenjë mirënjohje për kontributin që artisti ka dhënë në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe në mënyrë të veçantë për përzgjedhjen e Tiranës si një nga stacionet e turit të tij botëror.
Saimir Pirgu sot në mbrëmje, më 5 mars do të mbaj konncertin e tij në TKOB për publikun shqiptar.