Ai është burri im!

Nga Jonida Hitoveizi
Ai është burri im!
Është  i imi, sepse më mungon si ajri
Si fryma!
Zbehem
Burri im, i largët i tretur
Vera ime e ëmblël
Dehja jote nuk del kurrë
Rrjedh i tëri në damarët e mi
Burri që desha shumë
Oh, pika më rëntë!
Ti me shekuj larg
Mijëvjeçarë që treten në lëkurën time
Si rri aty pa mu?
Ç’gënjeshtra u tregon miqëve të tu
Për burra që s’duan gra, për gra që “hanë” burra
Burri im që të pata e s’do të të kem ndoshta më gjatë
Fryma ime
Ti je një varg që do të më torturosh gjatë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *