Në vitet ’70 ajo pati një lidhje me një nga të intervistuarit e vet. Qe Aleksandros Panagoulis, një figurë solitare në rezistencën Greke kundër diktaturës ushtarake të vitit 1967. Panagoulis u kap, u torturua rëndë dhe u burgos për përpjekjen e tij (të pasuksesshme) për vrasjen e diktatorit dhe ish-kolonelit Georgios Papadopoulos.
Oriana Fallaci lindi në 29 qershor 1929 –dhe vdiq në 15 shtator 2006. Ajo ishte një gazetare, shkrimtare dhe intervistuese politike italiane. Një ish-partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore e cila pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në gazetari. Intervistoi jashtëzakonisht shumë udhëheqës botërorë dhe njerëz të famshëm si: Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahun e Persisë, Ayatollah Khomeinin, Ëilly Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Ëalter Cronkite, Omar Khadafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Jaser Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, Kryepeshkopin Makarios III, Golda Meir, Nguyen Van Thieu, Haile Selassie dhe Sean Connery. Pasi doli në pension, u rikthye në qendër të vëmendjes kur shkroi një seri artikujsh si dhe libra kritikë ndaj Islamit dhe Arabëve, gjë që shkaktoi mbështetje dhe kritika e akuza për racizëm dhe Islamofobi. Fallaci lindi në Firence. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u bashkua me rezistencën, pavarësisht se qe shumë e re me grupin demokratik “Giustizia e Libertà”. I ati qe një aktivist politik që luftonte për t’i dhënë fund diktaturës së Musolinit. Gjatë kësaj periudhe Fallaci pa për herë të parë tmerret e luftës. Oriana e filloi karrierën gazetareske kur qe adoleshente, dhe u bë korrespondente e posaçme e gazetës Il Mattino për Italinë qëndrore më 1950. Që nga viti 1967 punoi si korrespontente lufte në Vietnam, në luftën Indo-Pakistaneze, në Lindje të Mesme dhe Amerikën Latine. Për shumë vite qe korrespondente e posaçme për revistën politike L’Europeo dhe shkroi për një numër të madh gazetash. Gjatë masakrës Tlatelolco më 1968, Fallaci u godit me armë zjarri tre herë, u tërhoq zvarrë nga flokët nëpër shkallë dhe u la pasi u konsiderua e vdekur nga forcat Meksikane. Kjo ngjarje shkaktoi “neveri” për meksikanët te autorja. Disa muaj më vonë, demonstratat e emigrantëve në SHBA e neveritën atë veçanërisht kur nxorrën flamurin Meksikan. “Unë nuk i dua Meksikanët”, – tha Fallaci, duke kujtuar trajtimin e keq që kishte pësuar nga policia Meksikane më 1968. “Nëse më vini një armë në kokë dhe më pyesni, ‘zgjidh kush është më i keq mes Muslimanëve dhe Meksikanëve,’ do të kem një çast hezitimi. Më pas do të zgjedh Muslimanët, për shkak se ata më kanë çarë trapin”.
Në vitet ’70 ajo pati një lidhje me një nga të intervistuarit e vet. Ai ishte Aleksandros Panagoulis, një figurë solitare në rezistencën Greke kundër diktaturës ushtarake të vitit 1967. Panagoulis u kap, u torturua rëndë dhe u burgos për përpjekjen e tij (të pasuksesshme) për vrasjen e diktatorit dhe ish-kolonelit Georgios Papadopoulos. Panagoulis vdiq më 1976 në rrethana të dyshimta, në një aksisent rrugor. Fallaci besonte se Panagoulis u vra nga mbeturinat e juntës ushtarake Greke dhe libri i saj Un Uomo, “një Burrë” u frymëzua nga jeta e Panagoulis. Për Fallacin, Panagulis ishte dashuria e jetës së saj, njeriu prej së cilit priste një fëmijë dhe që më vonë e humbi atë. Këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme në jetën e saj Oriana u ka kushtuar vëmendje të veccantë pasi gjatë viteve të sëmundjes së saj në Nju-Jork ajo shkori shumë libra mes të cilëve edhe dy romane autobiografike, Një “burrë” dhe “Letër një fëmije të palindur kurrë”. Gjatë intervistës së saj me Henry Kissinger, më 1972, i intervistuari pranoi se Lufta e Vietnamit “nuk kishte asnjë vlerë” dhe e krahasoi veten me një “kauboj që udhëheq një tufë duke kalëruar i vetëm”. Kissinger shkroi më vonë se ai pati qenë “bashkëbisedimi publik më shkatërrimtar që kishte patur ndonjëherë më një gazetar”.
Kritikat
Gjatë viteve të fundit ajo tërhoqi vëmendjen publike me komentet e saj të ashpra për Islamin dhe Muslimanët Europianë. Në një nga librat Fallaci bën komente fyese edhe për shqiptarët. Gazetarë dhe opinionistë në mbarë botën kritikuan komentet e saj ndërsa shoqata të ndryshme hapën padi civile për fyerje në ngarkim të saj. Në 2002 një gjykatës në Zvicër lëshoi një urdhër arresti kundër saj për shkelje të Kodit Penal të këtij shteti, nenet 261 dhe 261 dhe kërkoi nga Italia ekstradimin e saj. Ministri italian i drejtësisë deklaroi se e refuzonte kërkesën për ekstradim për shkak se në Itali fyerja nuk konsiderohet kundërvajtje penale. Megjithëse ateiste, Fallaci ruajti respekt të veçantë për Papën Benedikt, veçanërisht për opinionet e tij (para se të bëhej papë) të shprehur në vepra të ndryshme si “Rrënjë e Europës”, 2004.