Nga Kreshnik Osmani
Po ndiqja skenarin e vrasjes me te fundit ne Durres. Me shume pak perpjekje me erdhen te dhenat nga te dyja anet. Dikush shkon poshte dheut, dikujt i mbyllet jeta ne burg. Personi i mbetur i vrare edhe pse nga nje familje intelektualesh kishte degjeneruar prej kohesh ne alkool dhe ishte shnderruar ne makthin e njerezve. Ai tashme ka kaluar tek Zoti dhe Ai merret vete me te. Autori i vrasjes do te kalbet ne burg. Thote se me ka mbetur ne dore sepse i vrari vjen i prish lokalin.
Nje gje eshte e sigurte. Sasia e njerezve anormale qe bredhin ne rruge eshte e madhe. Arsyet per te vrare dhe per t’u vrare ne Shqiperi jane si uji qe pime dhe buka qe hame. Te ngacmon tjetri gruan, motren, vajzen apo te ben njemije te zeza sy per sy dhe ti duhet ta denoncosh tek nje Shtet idiot i korruptuar, i kalbur dhe i rene. Pavaresisht rastit ne fjale, ne Shqiperi ka nje ushtri me shtaza qe merren me jeten tende dhe ti nuk i njeh fare dhe nuk te lidh asgje me ta. E kupton kete pas nje kohe se te njofton tjeter kush. Ai thjesht te urren dhe te ka bezdi. Perpiqen te te prishin gjithcka tenden. Pasurine, nderin, familjen, karrieren, punen, etj. E ben kete, jo se ti i ke bere gje motres apo vajzes apo gruas se tij, por sepse ai te urren dhe te ka bezdi. Ketu sa del nga shtepia ne mengjes ke njemije arsye per te hequr qafe njerez sepse ka shume te poshter dhe te ndyre. Jemi me fat qe jemi gjalle. Jemi me fat qe nuk jemi ne burg. Ky eshte nje vend anormal ku njerezit e kane shume te veshtire te shohin punen e vet dhe nuk ka shtet. Shteti nuk ka autoritet dhe askush nuk e ka frike ate, ligjin e tij. Mos thoni kurre po nuk nuk u ngaterrove nuk te nget njeri. Ky eshte nje vend idiot ne te cilin ne cdo sekonde mund te ngecesh per nje shikim, per nje gervishje makine per nje pickim. Mos thoni kurre po nuk u ngaterrove nuk te gjen e keqa. Ne nje vend te mbushur me pijance, drogaxhinj, manjake, njerez te ligj, intrigante, hajdute, mashtrues, brutale, agresivë, intransegjente, kurvare, recitiviste, idiote, injorante e skizofrenë, mos thoni nuk ngecesh kot, por thoni: “Zot mbaje larg njeriun e keq!”