Ballë Shkëmbit

Shkëmb në shkëmb. Familjaritet i vjetër, i pandërprerë.
Kohë e thellë, e shlyer; lavdi e sfilitur
dhe dlirësia fillestare. Gavril, Gavril, u kthyem të zhveshur-
zhveshur nga thelbi, zhveshur nga pamja. Dhe të vdekurit shtrirë mirë e bukur
me rremat metalike, me shpatat, pa pikë pikëllimi
të tyre a tonin; me mungesat dhe degët e dafinës
gjer mirëkuptimit të thellë të boshit pohues. Kështu pra, kështu,
të mos pyesim ç’na pret -tha. Dhe pyetja
e shkruar ndërkaq në portën e madhe prej hekuri, atje
ku kaluan qetë-qetë dymbëdhjetë peshkatarët
duke mbajtur në kanistra trembëdhjetë kokat e tyre të prera.

Përktheu: Romeo Çollaku


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *