Gjatë gjithë kësaj kohe, por sidomos gjithë interneti po bën tifo për Leo Di Caprio si fitues të Oscar. Aktorit të njohur nuk i ka munguar as mbështetja e Adele, e cila sot kryqëzon gishtat për të.
Gjatë ditës së 28 shkurtit Leo ka marrë mbështetjen e fansave në Twitter, të cilët kanë nisur mesazhe për të përkrahur aktorin, i cili është nominuar si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin The Renevant.
Kjo është hera e pestë që DiCaprio nominohet për Oscar, ndërsa shumë bien dakord se ai duhet të kishte fituar Oscar shumë më parë me rolet e tij në What’s Eating Gilbert Grape, The Aviator apo dhe Wolf of Wall Street.
E nëse ai nuk fiton edhe sivjet, atëherë stuhia në internet kundër Akdameisë parashikohet e fortë dhe e zgjatur në ditë.