Siç e kanë zakon shqiptarët nuk po përmbahen dot nga ideja se produksioni shqiptaro-britanik, filmi SHOK mund të fitojë çmimin Oscar në kategorinë e filmit me metrazh të shkrutër.
Kështu disa portale kanë aluduar se ekziston një foto skenari, që nuk dihet kush e ka bërë, e cila tregon se “çmimin e marrin dy djemë që nuk e kanë gjatësinë e duhur për ta kapur mikrofonin”, duke aluduar për protagonistët e filmit shok, dy djemtë e rinj Lum Veseli dhe Andi Bajgora.
Lajmi ka buruar nga mediat në Kosovë, por ka depërtuar edhe tek mediat tona.
Kur vjen puna për të gëzuar suksesin e të tjerëve shqiptarët janë të parët, duke shpallur “hero” këdo që ia del mbanë, sidomos jashtë kufijve Ndryshe ndodh kur vjen puna për të mbështetur artin, ku ajo që mbizotëron më së shumti në trojet tona është indiferenca, e pse jo edhe braktisja.
Megjithatë urojmë që ky të jetë ogur i mirë për filmin, Shok, i cili ka shansin tu dhurojë shqiptarëve historinë!