Nëse keni pyetur ndonjëherë se çfarë kanë të përbashkët, Demi Moore dhe Paris Hilton, ato përveç që janë të bukura, dhe të pasura, përgjigja deri diku mund t’ju befasonte pasi asnjëra prej tyre nuk e ka përfunduar shkollimin e mesëm. Shkollën nuk e kanë përfunduar edhe një numër i madh i yjeve të Hollivudit, muzikantë, dhe persona të tjerë të famshëm, por kjo nuk i ndaloi që të arrijnë famën, edhe pse ata shpesh nuk kanë dëshirë të tregojnë arsyet e mosmbarimit të shkollës.
Hilary Swank
Fituesja e çmimit “Oscar”, Hilary Swank është përjashtuar nga shkolla për shkak të konfliktit me autoritetet, bisedës gjatë orës dhe mosrespektimit të mësimit. “Nuk jam krenare që hoqa dorë nga shkolla e mesme, por kjo është kështu dhe tani nuk mund ta ndryshojë. Mendoj që shkolla është shumë shumë e rëndësishme”, deklaroi kjo aktore.
Mark Wahlberg
Zemërthyesi dhe njëri nga heronjtë më të njohur të filmave aksion, Mark Wahlber, vendoi që në moshën 39-vjeçare të kthehet në bankat e shkollës së mesme nga të cilat është larguar që moti dhe kështu fëmijëve t’ju jep shembull se shkolla është shumë e rëndësishme.
Jim Carrey
Jim wordpress Carrey e la shkollën për shkak se ishte i detyruar për këtë. Ai që në moshën 12-vjeçare për shkak të situatës së rëndë financiare në të cilën gjendej familja, ishte i detyruar që të punësohet dhe t’i ndihmojnë buxhetit familjar.
Avril Lavigne
Këngëtarja Avril Lavinge hoqi dorë nga shkolla sapo e nënshkroi kontratën për albumin e saj të parë, ndërsa njëlloj sikur ajo veproi edhe Christina Aguilera të cilën nëna e ndali nga shkolla, pasi fëmijët tjerë ishin xheloz në suksesin e saj.