Francis Carco
Bie shi. Sa bukur . Të dua.
Në shtëpi bashkë do rrimë
asgjë s’na pëlqen më fort ty e mua
Tani që po ikën kjo ……..stinë.
Bie shi . Taksitë vijnë e venë.
Shkasin autobusët në asfalt
dhe rimorkiatorët përmbi Senë
zhurmojnë …sa s’kuptohet një fjalë!
Sa bukur …bie shi . Mbaj vesh
shiun që troket ritmikisht
e xhamin pikë pikë e godet …
Ti më buzëqesh dhembshurisht
Të dua . Oh zhurmë e shiut vjeshtak ,
që dënes si dikush që po shkon!
Ti do jesh larg prej meje pas pak .
thua se bie shi në sytë e e tu.