Banda e Tiranës mbush 50 vjeç. U krijua në shkurt të vitit 1966 nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranës si një nevojë për të përballuar aktivitetin artistik të kryeqytetit. Fillimisht, si një orkestër frymore amatore, e cila me kalimin e viteve u bë Orkestra Frymore Profesioniste e Tiranës.
Për këtë përvjetor të saj, Banda e Tiranës, e cila është në varësi të Qendrës Kulturore “Tirana” do të mbajti një koncert përkujtimor në ambjentet e Qendrës Multifunksionale TEN.
Koncerti u ideua me interpretime të ndryshme nga repertori i vetë Bandës ndër vite, duke filluar që nga Himni, marshet klasike, popullore e pjesë të ndryshme muzikore. Gjithçka interpretohet live. Por nuk do të mundojnë dhe diskutimet e kujtimet nga ish-anëtarët e Bandës së Tiranës. “Krijimi dhe organizimi i një orkestre të madhe frymore nuk ka qenë një proces i lehtë dhe nuk ka ecur gjithmonë në një rrugë të shtruar. I ri në profesionin e dirigjentit nuk e kisha përvojën e duhur për të drejtuar një orkestër me formacion të madh dhe aq më tepër me muzikantë amatorë. Disa prej tyre kishimin mësuar instrumentet gjatë zborit ushtarak në Orkestrës Frymore të Ushtrisë. Aq më tepër mungesa e intrumenteve përbentë një problem real. Më të shumtat prej tyre i siguruam përmes njohjeve personale”, shkruan mes rreshtat Sirri Rroji.
Orkestrat frymore janë quajtur dhe quhen ende me emrin “Banda”, të cilat përbëhen nga një grup muzikantësh të cilët luajnë së bashku. Sipas Rrojit, qyteti i Tiranës nuk ka pasur një orkestër frymore të vetën, të përhershme. Por me shpalljen e Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë në të kanë ushtruar aktivitet disa orkestra të tilla. E para prej tyre ishte “Banda Presidenciale Shqiptare” e drejtuar nga Thoma Nasi.
Pas saj, me shpalljen e Shqipërisë Mbretëri në vitin 1928 krijohet “Banda Muzikore Mbretërore”, e cila me pushtimin e vendin nga Italia mbetet si bandë shtetërore.
Në vitin 1966 komiteti Ekzekutiv i Tiranës vendosi krijimin e Orkestrës Frymore Amatore të Qytetit me dirigjent Sirri Rroji, përgjegjës artistik dhe organizativ Riza Madhin, Viktor Shirokën, Kristofor Qorrin, Beniamin Krutën, Muharrem Lucën, Konstandin Topi si dhe 64 instrumentistë, të gjithë në moshë të re.
“Fillimisht punohej 2 – 3 orë në ditë, derisa orkestra u konsolidua nga ana tekniko – profesionale. Më pas në bazë të programit të Ministrisë së Kulturës dhe Arsimit si për të gjitha orkestrat frymore të vendit puna në orkestër u reduktua në tri ditë në javë. Pavarësisht se ishte institucion amator, Banda e Tiranës ekzistonte si një entitet shtetëtor dhe administrative.
Aktualisht Banda e Tiranës përbëhet nga 39 instrumentistë, ku në përbërje të saj ka saks, klarinetë, tromb, trombonë, korno, tenor, bass, perkusione, flaut, etj. Banda e Tiranës si formacion muzikor I lëvizshshëm kaë aftësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me publikun, duke dhënë koncerte në natyrë, në sheshe e në çdo ambjent, duke pasur kontakt me të gjithë shtresat e shoqërisë në çdo ditë feste a aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Qendra Kulturore Tirana.